ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 3 Prill 2014

Horoskopi sot 3 Prill 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Ditë mjaft e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit, megjithatë si ju ashtu edhe ai që keni në krah do ëndërroni pasionin e zjarrtë dhe emocionet e fuqishme. Beqaret do jenë në humor të mirë.

Demi 21/4 – 21/5

Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do e forconi bashkëpunimin me partnerin dhe do jeni të gatshëm t’i çoni gjërat më tej.

Binjaket 22/5 – 21/6

Momentet intime do jenë më të shumta gjatë kësaj dite. Do kaloni momente fantastike me atë që keni në krah dhe herë-herë gjithçka do ju duket si një ëndërr.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do debatoni shumë ashpër me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Mund të prekni edhe tema delikate të cilat do e përkeqësojnë akoma më shumë situatën.

LUANI 23/7 – 21/8

Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do shkëmbeni çdo mendim me partnerin dhe do bëni plane edhe për të ardhmen. Për beqarët priten dashuri me shikim të parë.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Kjo ditë do jetë e bekuar nga yjet për ju që jeni në një lidhje. Do bashkëpunoni më shumë dhe do përkujdeseni më tepër për personin që keni në krah

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do pajtoheni me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Megjithatë yjet këshillojnë të mos bëni premtime të mëdha të cilat nuk do mund t’i mbani dot.

AKREPI 24/10 – 22/1

Duke filluar që sot do thurni projekte afatgjata me partnerin tuaj. Të dy do dëgjoni me kujdes idetë e njëri-tjetrit dhe do bëni atë qe është më e mira. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Dashuria e çifteve do jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kësaj dite. Do i sqaroni me qetësi të gjitha mosmarrëveshjet dhe do filloni një etapë të re në jetën tuaj.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Jeta juaj në çift do jetë më e qetë se disa ditë me parë. Kjo do mundësojë një komunikim më të mirë dhe nuk do ketë as debate. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar.

UJORI 21/1 – 19/2

Do i zgjidhni me mënyrën më të mirë të mundshme problemet tuaja në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Beqaret do ndihen të fuqishëm për të bërë për vete cilindo që do pëlqejnë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Askush nuk do mund t’ua prishë dot harmoninë dhe qetësinë e jetës tuaj në çift. Planetët

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top