ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 3 Janar 2014

Horoskopi sot 3 Janar 2014

Dashi    21/3 – 20/4
Jeni të kënaqur, sepse po realizoni disa projekte. Jeni duke menduar për ndërrimin e punës, përpiquni të organizoheni. Jeni njeri praktik, ndaj nuk pritet t’ju shfaqen probleme.

Demi    21/4 – 20/5
Po arrini vetëm sukses të pjesshëm. Në disa çaste po ju perfshin një mërzi, kështu që do të hiqni dorë nga diçka, madje në çastin kur suksesi është shumë me afër.

Binjakët    21/5 – 21/6
Jeni duke menduar për ndërrimin e vendit të punës. Disa pjesëtarë të kësaj shenje do të provojnë që të arrijnë suksese në plane të reja. Puna plotësuese mund t’jua përmirësojë situatën financiare.

Gaforrja    22/6 – 22/7
Një udhëtim që do te bëni dhe një punë konkrete do t’ju sjellin rezultate. Do të fitoni para, por do të keni edhe pengesa. Keni përkrahjen e një personi, i cili po ju orienton në mënyrën më të mirë.

Luani    27/7 – 23/8
Shfrytëzojeni dhuntinë e madhe të të vërejturit. Periudha e ardhshme është e mirë për t’u marrë me artin dhe për të dhënë këshilla. Çdo gjëje që kërkon angazhim fizik, duhet t’i shmangeni.

Virgjëresha    24/8 – 22/9
Në te ardhmen duhet të jeni më tolerant ndaj bashkëpunëtorëve. Mund të jeni të përfshirë në intriga, gjë që vetëm sa do t’i hedhë vaj zjarrit. Beni kujdes nga thashethemet.

Peshorja    23/9 – 22/10
Jeni duke e kuptuar se nga puna keni pritur më shumë se sa ju lejojnë rrethanat reale. Këtë gabim patjetër duhet ta paguani apo ta vuani. Akoma nuk po gjeni përgjigje për disa çështje të rëndësishme jetësore.

Akrepi    23/10 – 22/11
Situata në të cilën ndodheni kërkon të jeni të vendosur sapo të paraqiten problemet. Në qoftë se nuk do të reagoni menjëherë, më vonë do të keni probleme. Vendimin merreni në çastin e duhur.

Shigjetari    23/11 – 21/12
Ne kete periudhe jeni shume I ngarkuar me pune, por konfuzionin po e sforcojnë kolegët të cilët mbi ju po hedhin pjesën e tyre të detyrmeve Merrni masa kundër tyre.

Bricjapi    22/12 – 20/1
Puna kërkon bashkim me njerëzit e ideve të ngjashme. Ekziston shansi që të shkoni në një udhëtim i cili mund t’ju hapë një derë të re të suksesit afarist. Parashikohet periudhe e mire financiare.

Ujori    21/1 – 20/2
Jeni duke menduar për një punë të re. Meqenëse nuk keni pikëpamje të qartë se çfarë mund të jetë ajo, e gjitha po reduktohet në fantazi të kotë. Është e vërtetë që jeni të pakënaqur.

Peshqit    21/2 – 20/3
Po bëni punë të lodhshme, por do të keni edhe fitime financiare. Shpejt do ta harroni lodhjen, kur ta mbushni xhepin plot. Mund te jete nje dite e mbushur me surpriza.

 

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top