ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 29 Janar 2014

Lexoni shenjën e horoskopit tuaj sot 29 Janar 2014

DASHI 21/3 – 20/4

Jeta në çift do kalojë një ditë të trazuar sot. Tregohuni shumë të matur me gjithçka që do thoni sepse do keni probleme serioze. Beqarët do gjejnë më në fund atë që aq shume kanë ëndërruar.

DEMI 21/4 – 21/5

Do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift sot dhe do mendoni t’i përgatisni edhe surpriza partnerit. Në mbrëmje atmosfera do ndizet tej mase.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Do dini të falni sot në jetën tuaj në çift dhe t’i pranoni gabimet që keni bërë. Marrëdhënia me partnerin do fillojë të ngrohet mjaft. Beqarët do kenë shumë njohje të reja.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ditë e ekuilibruar dhe pa debate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë prej jush do fillojnë të planifikojnë të ardhmen. Beqarët do i mendojnë gjërat seriozisht.

LUANI 23/7 – 21/8

Do jeni më tolerantë dhe më gazmorë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Do qëndroni më shumë kohë pranë tij dhe do keni diskutime të gjata. Beqarët do dashurohen çmendurisht.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Ditë shumë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do i lihet kohës. Nga ana tjetër beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, surpriza dhe propozime.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Jupiteri do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Ai do iu nxitë t’i shmangni debatet dhe mosmarrëveshjet dhe të tregoheni më të hapur me partnerin.

AKREPI 24/10 – 22/11

Në planin sentimental nuk do keni për çfarë të qaheni gjatë kësaj dite. Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo moment.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Të gjithë planetët do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjnë jetën tuaj sentimentale edhe më të bukur. Do flisni qetësisht me atë që keni në krah dhe nuk do keni as debatin më të vogël.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Edhe vetë nuk do e kuptoni se çfarë do ju ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme nga të cilat do merrni kënaqësi pa fund.

UJORI 21/1 – 19/2

Jeta në çift do ketë ndërlikime të shumta gjatë kësaj dite. Do tregoheni mjaft posesive me partnerin dhe do debatoni ashpër me të. Kujdes!

PESHQIT 20/2 – 20/3

Do e kuptoni më mirë partnerin dhe nga ana tjetër do i kuptoni edhe më mirë ndjenjat tuaja për të. Ka mundësi të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top