ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 28 Prill 2014

Dashi 21/3 – 20/4 

Plutoni do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni goxha debate dhe mosmarrëveshje me partnerin te cilat nuk do arrini dot t’i zgjidhni brenda kësaj dite.

Demi 21/4 – 21/5

Fatmirësisht dita e sotme do jete mjaft e bukur dhe harmonike për ju qe jeni ne një lidhje. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani aspak te fshehta.

Binjaket 22/5 – 21/6

Ditë plot shkëlqim kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Të dy do jeni të barabartë dhe nuk do bëni asnjë veprim pa qenë dakord me njëri-tjetrin.

GAFORRJA 22/6 – 22/7  

Nëse doni që gjërat të shkojnë mirë në jetën tuaj në çift, duhet patjetër të bëni lëshime sot. Asnjëherë nuk mund të bini dakord në çdo detaj, prandaj here pas here duhet mbyllur një sy apo një vesh.

LUANI 23/7 – 21/8 

Kjo do jetë një nga ditët më të bukura të kësaj periudhe. Planetët do krijojnë një klime romantike dhe do dashuroheni në mënyrë pasionante me atë që keni në krah.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9 

Do keni më shumë nevojë se kurrë sot për partnerin tuaj dhe do kërkoni ta keni afër në çdo moment. Edhe pse i zënë më punë ai do e gjejë kohën për ju.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Pas një periudhe të vështirë dhe të mbushur me debate, sot dielli do lindë në jetën tuaj në çift. Do i shihni gjërat me një sy tjetër, madje do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë.

AKREPI 24/10 – 22/11 

Nëse e teproni me xhelozinë ndaj partnerit tuaj sot, do keni goxha probleme dhe vështirësi. Ai nuk do jetë në humor për të duruar histerinë tuaj.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do ketë disa debate të vogla me partnerin sot, por nuk ka për të ndodhur asgjë e tmerrshme. Me pak maturi dhe kujdes mund ta zgjidhni shpejt situatën.

BRICJAPI 23/12 – 20/1 

Çdo gjë do ecë siç duhet sot në jetën tuaj në çift. Nuk pritet asnjë gjë e keqe, përkundrazi do kaloni çaste romantike në një mjedis plot ngjyra.

UJORI 21/1 – 19/2 

Asgjë për t’u veçuar nuk do ndodhë sot në jetën tuaj sentimentale. Si ju ashtu edhe partneri do jeni të përgjegjshëm për gjithçka që do thoni e do bëni dhe do bashkëpunoni në çdo moment.

 PESHQIT 20/2 – 20/3 

Do keni divergjenca të mëdha me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe lidhja nuk do ecë aspak si e kishit menduar

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top