ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 28 Mars 2014

Dashi

Nëse ndiheni të lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe më të këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund.

Demi

Pasioni do shtohet mjaft në jetën tuaj në çift. Gjithçka do ndryshojë në jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjërat me një sy tjetër. Beqarët do kenë vështirësi për ta gjetur princin e tyre të kaltër.

Binjakët

Gjërat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar sot në jetën tuaj në çift dhe mërzitja do e pushtojë gjithë këtë ditë. Nuk do përjetoni aspak emocionet që keni ëndërruar.

Gaforrja

Ditë e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ecë ashtu si ju e kishit menduar.

Luani

Yjet do iu bekojnë sot juve që jeni në një lidhje dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të së kaluarës. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme.

Virgjëresha

Priten ndryshime shumë të mëdha sot në jetën tuaj sentimentale. Partneri do jetë i gatshëm edhe për ndonjë çmenduri dhe do iu surprizojë pa masë.

Peshorja

Pozicioni i Hënës në qiellin tuaj të dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv te lidhja që keni. Do tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin.

Akrepi

Marrëdhënia me atë që keni në krah do jete e tendosur sot dhe here pas here mund të keni edhe debate të forta. Të dy do kërkoni të dalë e juaja dhe nuk do hapni rrugë aspak.

Shigjetari

Ambienti do jetë edhe më i ngrohtë gjate kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni më të thjeshtë për të folur hapur.

Bricjapi

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje se kurrë sot jetës suaj në çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atë që keni në krah. Ka disa persona që iu vrojtojnë nga larg dhe mund të përfitojnë për t’ua rrëmbyer.

Ujori

Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka që ndjeni e mendoni dhe mos u mbyllni në vetvete. Në këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni më të qetë.

Peshqit

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe sërish emocionet nuk do ekzistojnë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top