ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 27 Mars 2014

Dashi

Yjet do iu nxitin ta joshni pa masë sot atë që keni në krah dhe jeta sentimentale do shkojë më së miri. Do iu rikthehen jo vetëm emocionet, por edhe pasioni.

Demi

Do jeni shumë të qarte për atë që doni të bëni sot në jetën tuaj në çift dhe do flisni hapur me partnerin. Më në fund edhe ju do i vendosni pikat mbi “i”.

Binjakët

Në planin sentimental nuk do keni për çfarë të qaheni gjatë kësaj dite. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët nga ana tjetër do vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër.

Gaforrja

Edhe pse nuk do jeni në humorin e duhur, marrëdhënia në çift do jetë e qëndrueshme sot. Do kuptoheni me atë që keni në krah dhe nuk do keni debate të forta.

Luani

Të gjithë ata që kanë kaluar një ditë të vështirë në jetën e tyre në çift, sot do ndihen disi më mirë dhe më të qetë. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah.

Virgjëresha

Tregohuni të vëmendshëm edhe me detajet më të vogla sot në jetën tuaj në çift sepse vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do ecë në rrugën e duhur.

Peshorja

Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do e ruani komunikimin dhe ambienti do jetë mjaft e ngrohtë. Nuk do keni për çfarë të qaheni.

Akrepi

Mos u mundoni sot ta sfidoni partnerin dhe të kërkoni të jeni mbi të sepse do keni debate të shumta dhe do mërziteni pa masë nga ndonjë fjale që ai do iu thotë.

Shigjetari

Ata që janë në një lidhje do e rigjejnë entuziazmin dhe harmoninë e para disa kohëve dhe do ndihen më së miri. Emocionet do shtohen aq shumë saqë nuk do kenë çfarë të kërkojnë tjetër.

Bricjapi

Ditë shumë paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do kuptoheni si duhet dhe kjo mund të sjellë ndonjëherë edhe konflikte të ashpra.

Ujori

Për të dashuruarit do jete një dite goxha e qetë. Çdo gjë do shkojë ashtu si e keni menduar kështu që nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët do kenë një ditë pozitive.

Peshqit

Nuk do jeni në humorin e duhur gjatë kësaj dite dhe nuk do i jepni partnerit rëndësinë e merituar. Më mirë flisni hapur me të dhe shpjegojani situatën sepse në këtë mënyrë ai edhe mund t’iu kuptojë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top