ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 27 Dhjetor 2013

Dashi
Marrëdhënia në çift do jetë e bazuar te mirëqenia dhe tek bashkëpunimi në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni gati për të marrë edhe vendime me rëndësi.

Demi
Venusi do jetë i pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do e toleroni edhe me tepër njëri-tjetrin.

Binjakët
Jeta në çift do jetë mjaft e stabilizuar sot. Do i diskutoni me qetësi të gjitha ato tema delikate të cilat më parë krijonin probleme. Beqarët nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj disa personave që do i joshin.

Gaforrja
Jeta në çift ka rrezik të kalojë një dite të vështirë sot. Do ju ndryshojë shpesh humori dhe do debatoni ashpër me personin që keni në krah. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur.

Luani
Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk do keni fat dhe do vuani shumë gjate kësaj dite. Ata që kanë tashmë një lidhje të qëndrueshme do debatojnë ashpër me partnerin.

Virgjëresha
Do i kushtoni shumë rëndësi partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do e lini atë të mërzitet për asnjë çast. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen më të qetë.

Peshorja
Keni kohë që marrëdhënia mes jush dhe partnerit është ftohur? Sot do keni mundësi të afroheni më tepër me të dhe të flisni për gjithçka që ju ka lënduar.

Akrepi
Jeta juaj në çift do marre një kthesë tjetër gjatë kësaj dite edhe më të mirë nga sa ka qenë më parë. Do dini të toleroni dhe të hapni rruge. Edhe për beqarët priten të reja pa fund.

Shigjetari
Qetësia e tepruar mund t’i bëjë dëm jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Mundohuni të komunikoni për gjithçka me partnerin dhe të shkëmbeni mendime me të.

Bricjapi
Qielli i dashurisë do jetë shumë i trazuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të forta me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqarët do jenë sensualë dhe mjaft romantikë.

Ujori
Kjo ditë do jetë e mbushur me surpriza sot në jetën tuaj në çift. Për disa, ato do jenë pozitive e për disa jo fort të këndshme. Gjithçka do jetë në varësi të sjelljes suaj kohët e fundit.

Peshqit
Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë mosmarrëveshje të shumta. Kujdes mos e prekni partnerin atje ku i dhemb më shumë sepse do e përkeqësoni edhe më shumë situatën.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top