Dashi
Ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e atij që dashuroni dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh.
Demi
Jeta në çift do ecë më së miri gjatë kësaj dite. Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojnë gjithë kohës kështu që mos u shqetësoni për asgjë.
Binjakët
Dita e sotme do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me çaste të lumtura. Çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe shfrytëzoni çdo minute. Për beqarët mundësitë për takime do shtohen edhe më shumë.
Gaforrja
Edhe pse nuk do jeni në humorin e duhur, marrëdhënia në çift do jetë e qëndrueshme sot. Do kuptoheni me atë që keni në krah dhe nuk do keni debate të forta.
Luani
Ditë goxha e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar kështu që matini mirë fjalët. Beqarët do mbyllen në vetvete.
Virgjëresha
Bëni deklarata dashurie sot dhe do e shihni që ambienti në çift do përmirësohet ndjeshëm dhe do nxehet më tepër. Partneri do jetë gjithë kohës në humor dhe gati t’ua plotësojë dëshirat.
Peshorja
Të dashuruarit do kenë herë debate dhe herë do dashurohen plot pasion. Këto janë gjëra normale për një lidhje, mjafton që të mos e teprojnë. Beqarët do takojnë një person të veçantë.
Akrepi
Yjet do ndikojnë pa masë sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të konsolidohet edhe më tepër. Do ndiheni mirë dhe të qetë.
Shigjetari
Do jeni shumë të duruar me partnerin tuaj sot dhe do tregoheni të kuptueshëm, kur ai të thotë edhe ndonjë gjë që nuk duhet. Beqaret nuk do jenë aspak në humor.
Bricjapi
Nëse i merrni gjërat shtruar dhe e lini paksa pas dore partnerin tuaj, situata edhe mund të ndërlikohet. Ai do ketë me të vërtete nevojë për mbështetjen tuaj.
Ujori
Mos bëni asgjë me nxitim në jetën tuaj në çift nëse nuk doni që më vonë të pendoheni. Flisni qetësisht dhe mendohuni shumë herë para se të merrni ndonjë vendim.
Peshqit
Jeta në çift nuk do jetë në periudhën më të mirë të mundshme sot. Do keni herë pas here edhe konflikte me atë që keni në krah. Beqarët ka shume mundësi qe ta gjejnë personin që do iu përshtatet.
