Lexoni shenjën e horoskopit tuaj sot 26 Janar 2014
Dashi
Jeta juaj në çift do të jetë po aq e bukur dhe emocionuese si në fillimet e lidhjes. Beqarët duhet t’i shohin me kujdes te gjithë pretendentët. Nxitimi mund t’i çojë në rrugë të gabuar.
Demi
Merkuri do të jetë i pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj sentimentale. Beqarët jo vetëm që do të kenë takime, por mund të fillojnë edhe një histori dashurie të veçantë.
Binjakët
Partneri juaj do të tregohet shumë i përkujdesur për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të shkëlqyera në krahët e tij. Beqarët do të bëjnë mirë të mos fillojnë aventura kalimtare.
Gaforrja
Nuk priten vështirësi të mëdha gjatë kësaj dite në planin sentimental të çifteve, megjithatë dita nuk do të jetë shumë e vështirë. Beqarët do të kenë shumë pak mundësi ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë.
Luani
Dëgjojini këshillat e partnerit tuaj sot, sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do fillojë të përmirësohet. Beqarët do të kërkojnë gjatë gjithë kohës princin e tyre të kaltër, por ende nuk do ia arrijnë qëllimit.
Virgjëresha
Jeta në çift nuk do të jetë shumë pasionante, megjithatë gjërat do të ecin mirë. Beqarët do të takojnë disa miq të vjetër me të cilët kishin kohë që kishin humbur lidhjet dhe nuk do të kenë kohë të mendojnë për dashurinë.
Peshorja
Të dashuruarit do të futen në një etape mjaft të rëndësishme të jetës në çift gjatë kësaj dite. Beqarët nuk do të kërkojnë me ngulm një person për ta pasur pranë, por gjithçka do iu ndodhë si me magji.
Akrepi
Asgjë nuk do të shkojë si duhet në jetën tuaj sentimentale sot. Do të bëni gabime dhe asnjëri nuk do të marre përgjegjësitë e veta. Beqarët do të kenë një dite plot ngjyra dhe takime interesante.
Shigjetari
Ditë tërësisht e qetë dhe pa ndryshime të mëdha kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do të kërkojnë më shumë se kurrë shpirtin e tyre binjak.
Bricjapi
Do të afroheni më tepër me partnerin tuaj sot dhe do t’i zgjidhni me qetësi edhe problemet më të vogla. Beqarët nuk do të jenë shumë në humor, prandaj do të preferojnë të qëndrojnë ashtu siç janë.
Ujori
Dita duket mjaft premtuese sot për ata që janë në një lidhje. Beqarët me shumë gjase do të kenë dashuri me shikim të parë sot.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë mjaft e animuar për të dashuruarit edhe pse ndonjë debat i vogël nuk do të mungojë. Beqarët duhet të distancohen nga personat që do t’i joshin në mënyrë paksa harbute sepse do të vuajnë për gjithë jetën.
burimi www.shekulli.com.al
