ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 25 Shkurt 2014

ASHI 21/3 – 20/4

Plutoni do iu ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite për të ulur tensionin dhe për të larguar mosmarrëveshjet nga jeta juaj në çift. Beqarët do të kenë fat dhe do të realizojnë disa takime interesante.

DEMI 21/4 – 21/5

Do të dashuroheni në mënyrë të çmendur, emocionet do të jenë akoma më të fuqishme. Beqarët do të kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë të veçantë.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Do të shkëmbeni çdo ide dhe mendim me partnerin tuaj dhe marrëdhënia mes jush do të jetë akoma më e ngrohtë. Beqarët do të jenë të vendosur ta gjejnë princin e kaltër.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do të kërkojnë më kot princin e kaltër sepse personin e duhur e kanë pasur gjithmonë shumë afër.

LUANI 23/7 – 21/8

Ditë goxha delikate kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kenë takime mbresëlënëse të cilat do iu ndryshojnë gjithë jetën.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Do të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të debatoni ashpër me të në disa momente. Beqarët do të kenë takime të reja, por asnjeri nga personat nuk do iu ngjallë ndonjë kureshtje.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur në jetën tuaj në çift sot dhe do të ndiheni disi më të qetë se më parë. Beqarët do të flirtojnë me disa persona që nuk iu përputhen në asnjë pikë.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do t’i përkushtoheni më shumë se kurrë atij që keni në krah sot dhe atmosfera do të jetë goxha e ngrohtë. Beqarët nuk do të jenë në humorin e duhur për të filluar lidhje dhe do të mbeten vetëm.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Marrëdhënia në çift do të jetë goxha e qetë sot. Do të filloni t’i sqaroni edhe ato keqkuptime që keni pasur prej kohësh. Beqarët nuk do të kenë asgjë ndryshe nga një ditë më parë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Si çiftet ashtu edhe beqarët do të jenë në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite. Beqarët do të takojnë princin e kaltër më në fund.

UJORI 21/1 – 19/2

Dialogu do të mbizotërojë gjatë të gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift. Në këtë mënyrë do të sqaroni në çast edhe keqkuptimet e vogla.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Ditë shumë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Beqarët më mirë të mos iu besojnë plotësisht personave që do të takojnë sepse do të ketë disa prej tyre që do të tallen me ta dhe do t’i lëndojnë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top