ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 24 Prill 2014

Dashi

Partneri do iu mbështesë në gjithçka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla të vyera. Marrëdhënia me të do jetë edhe më e mirë sesa ju vetë e kishit menduar.

Demi

Ka rrezik që një krizë ta tronditë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do kërkoni në çdo moment të dalë e juaja dhe kjo mund të sjellë debate të njëpasnjëshme.

Binjakët

Gjatë kësaj dite pritet të ndodhin ngjarje të mëdha në jetën tuaj në çift. Do ndiheni aq mirë saqë herë pas here do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr.

Gaforrja

Klima yjore do jetë mjaft e përshtatshme gjatë kësaj dite për të dashuruarit kështu që mund të merrni edhe ndonjë vendim me rëndësi. Do i mendoni shumë mirë gjërat para se të hidhni çdo hap.

Luani

Sot, ju që jeni në një lidhje do kaloni një etapë goxha delikate, por që nëse ja dilni, gjërat do ecin edhe më mirë. Mendohuni para se të hidhni çdo lloj hapi.

Virgjëresha

Ditë goxha pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni gati të bëni gjithçka vetëm që marrëdhënia në çift te jetë sa më e ngrohtë dhe harmonia të mbizotërojë.

Peshorja

Pritet që dita e sotme të jetë me shumë fat për të dashuruarit. Secili do tolerojë edhe më shumë se më pare dhe atmosfera do bëhet më e këndshme.

Akrepi

Nëse jeni ndër ata që kanë vuajtur kohët e fundit nga vetmia apo marrëdhënia në çift nuk ka qenë si duhet, sot do kalojnë një ditë goxha më të mirë.

Shigjetari

Do e mbroni nga gjithçka jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do lejoni në asnjë moment që persona të tretë t’ua prishin harmoninë dhe bashkëpunimin.

Bricjapi

Në jetën tuaj në çift çdo gjë do ecë për mrekulli. Madje në disa momente do përjetoni ndjesi dhe emocione aq të forta saqë do iu duket sikur jeni në një ëndërr.

Ujori

Bëni atë që do iu thotë zemra sot nëse doni të ndiheni sa më mirë. Nga ana tjetër mos ua vini aspak veshin atyre që do iu thonë njerëzit rreth e rrotull.

Peshqit

Nuk do ju pëlqejë aspak sjellja e partnerit sot dhe për këtë arsye shpesh do keni debate të forta me të. E mira do ishte të flisnit të paktën për njëherë të vetme hapur dhe të sqaronit çdo gjë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top