Horoskopi sot 24 Maj 2014
Dashi 21/3 – 20/4
Dyshimi do të jetë kryefjala e ditës. Është e drejta juaj të dyshoni dhe të hetoni. Do të jeni skeptikë për çdo informacion që do t’ju vijë.
Demi 21/4 – 21/5
Do të jeni qendra e vëmendjes në ambientin e punës. Fjalët tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për ata që ju qëndrojnë pranë.
Binjaket 22/5 – 21/6
Kjo nuk është dita e përshtatshme që të prisni. Mos lejoni askënd t’ju ndalojë të flisni dhe mos prisni që t’ju japin leje të shfaqni idetë tuaja.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Sot do të merreni me projekte të vogla. Nga realizimi i tyre vijnë përfitime të cilat do të nxisin ato të mëdhatë. Jepini rëndësi detajeve.
LUANI 23/7 – 21/8
Sot mos u kapni pas fjalëve të të tjerëve. Nuk ia vlen që të shqetësoheni dhe të prishni qetësinë tuaj. Këshilla më e mirë është të mos reagoni.
VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9
Bëjini realitet të gjitha idetë pozitive që ju vijnë në mendje. Nëse nuk provoni nuk do ta dini nëse ato ide janë të suksesshme ose jo.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Sot është dita që idetë tuaja të shkëlqyera të mos qëndrojnë vetëm në stadin e ideve. Filloni t’i projektoni ato dhe të realizoni me sukses gjithçka.
AKREPI 24/10 – 22/11
Sot do të keni surpriza që do t’ju vijnë si imazhe të kohëve të shkuara. Një mik i vjetër i juaji që nuk e prisni mund t’ju vizitojë.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Shfrytëzoni të gjitha energjitë për të vënë në jetë projektet tuaja. Nëse angazhoheni siç duhet do të arrini atë që doni.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot do të jetë një ditë me angazhime të reja në punë. Mbrëmja rezervon një takim me miqtë më të afërt në një ambient të ngrohtë.
UJORI 21/1 – 19/2
Do të ndiheni të përfshirë nga ndjenjat. Për disa kjo situatë është e papërballueshme, por për ju është një ditë intensive që duhet shijuar.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Është momenti që të kaloni në një stad tjetër. Dita e sotme ofron mundësi shumë të mira. Shfrytëzojeni çdo gjë që ju vjen në dorë.
BURIMI www.shekulli.com.al
