ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 23 Janar 2014

Lexoni horoskopin tuaj sot 23 Janar 2014

Dashi

Ditë mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do tregoheni më të duruar dhe çdo hap do e hidhni pasi ta keni menduar me kujdes. Beqarët nuk do kenë për çfarë të qahen gjatë kësaj dite.

Demi

Planetët do bëhen të gjithë bashkë gjatë kësaj dite dhe do iu ofrojnë një mjedis të këndshëm për t’u dashuruar ashtu si ta ndieni. Beqarët nga ana tjetër do jenë me shumë fat në dashuri.

Binjakët

Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet absolutisht t’i hidhni sytë tek dikush tjetër sot sepse ne këtë mënyrë do futeshit ne debate te zjarrta me partnerin dhe gjithçka mund te marre fund.

Gaforrja

Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Mundohuni të paktën, të mos debatoni me atë që keni në krah. Për fatin e keq të beqarëve nuk pritet asgjë e veçantë sot në jetën e tyre sentimentale.

Luani

Ata që janë prej kohësh në një lidhje do marrin vendime shumë të rëndësishme sot. E ardhmja do jetë ndryshe nga këto kohë falë përkujdesit të të dyve. Beqarët më mirë të mos e kërkojnë kot princin e kaltër.

Virgjëresha

Do kuptoheni më së miri me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Vazhdoni në këtë rruge. Beqarët që kërkojnë thjesht aventura kalimtare do jenë me fat.

Peshorja

Do kaloni mjaft çaste të lumtura sot me atë që keni në krah dhe do ndiheni ndonjëherë sikur jeni në ëndërr. Sensualiteti, bashkëpunimi dhe përkëdheljet do jenë fjalët kyçe në jetën tuaj.

Akrepi

Partneri do iu detyrojë të bëni disa gjera që ju nuk i pëlqeni sot dhe kjo do iu trishtojë pa masë. Në një moment mund të shpërtheni dhe të debatoni ashpër me të.

Shigjetari

Urani do jetë planeti më i favorshëm për jetën në çift. Do kaloni më shumë kohë së bashku me partnerin dhe do filloni edhe projekte të përbashkëta. Beqarët do mbyllen në vetvete.

Bricjapi

Do jeni shpeshherë nervozë në çift dhe mund të keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj, megjithatë dita në përgjithësi do jetë pozitive.

Ujori

Duhet të përballeni me partnerin tuaj sot për gjithçka sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të keni një jetë të qetë. Mos mbani asnjë brengë përbrenda. Beqarët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi.

Peshqit

Do jeni shumë të pasigurt gjatë kësaj ditë për lidhjen që keni krijuar. Më e mira është të flisni me partnerin dhe jo me persona të tjerë të cilët nuk do iu japin këshillat e duhura.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top