Horoskopi sot 23 Dhjetor 2013
Dashi
Do keni më shumë nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift sot. Mirë do jetë të flisni hapur me partnerin dhe të dy se bashku të merrni vendimet e duhura.
Demi
Do largoheni paksa nga partneri juaj sot dhe nuk do përjetoni ato emocione që keni dëshiruar. Dita nuk do jetë aspak e mirë dhe do mërziteni. Beqareve do ju plotësohen dëshirat.
Binjakët
Ndikimi i yjeve do jetë shumë i madh sot në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni më së miri me njëri-tjetrin dhe askush nuk do ua prishë harmoninë. Beqaret do takojnë persona interesante.
Gaforrja
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për të ardhmen.
Luani
Asnjë planet nuk do prekë drejtpërdrejt sektorin e dashurisë së çifteve sot, megjithatë marrëdhënia në çift do ketë probleme. Kujdes me kokëfortësinë.
Virgjëresha
Ambienti i zymtë sot në jetën tuaj në çift. Mezi do prisni që dita të mbarojë duke shpresuar se të nesërmen gjithçka do ndryshojë. Shmangni debatet me partnerin.
Peshorja
Ka shumë mundësi që jeta juaj në çift të marrë një tjetër drejtim sot. Do i shprehni me tepër ato që ndjeni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah.
Akrepi
Falë mbështetjes që do iu japin yjet, marrëdhënia në çift do shkojë më së miri sot. Personi që keni në krah do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Edhe beqaret do e gjejnë personin e duhur.
Shigjetari
Dialogu në çift do ekzistojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do e keni të lehtë të merreni vesh me njëri-tjetrin. Edhe momentet romantike do jenë të shumta.
Bricjapi
Ambient shumë i ngrohtë në jetën tuaj në çift. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin dhe do flisni me të edhe mbi tema të cilat me parë kishit turp.
Ujori
Ditë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate të njëpasnjëshme për jetën tuaj në çift. Kujdes me gjithçka që do thoni sepse mund ta lëndoni thellë partnerin.
Peshqit
Marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme gjatë kësaj dite. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin, përkundrazi do zgjidhni gjithçka me maturi dhe qetësi.
