ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 22 Shkurt 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Ndryshe nga herët e fundit, sot do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të matur kur të flisni me personin që keni në krah. Do mundoheni me çdo kusht të ruani një klimë sa më harmonike.

Demi 21/4 – 21/5

Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do arrini dot të komunikoni qetësisht me partnerin tuaj dhe marrëdhënia do jetë delikate.

Binjaket 22/5 – 21/6

Do iu ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe partneri nuk do arrijë dot t’iu kuptojë. Mos bëni gjëra, për të cilat do pendoheni shumë shpejt. Beqarët do kenë disa takime të zakonshme.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Në jetën tuaj në çift do keni nevojë për qetësi sot. Probleme nuk do ketë, prandaj përfitoni për të reflektuar qetësisht mbi të ardhmen. Beqarët do gjejnë personin e duhur.

LUANI 23/7 – 21/8

Mërkuri do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Do jeni shume të sinqertë me partnerin dhe do ruani bashkëpunimin. Beqarët, kot sa të mundohen të kërkojnë princin e kaltër.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Do bënit mirë që ditën e sotme ta merrnit ashtu si t’iu vinte. Planetët nuk do ndikojnë shumë në jetë në çift, prandaj bëni ato që do ndjeni. Beqarët, gjithashtu do kenë ditë normale.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do përjetoni emocione të forta sot në jetën tuaj në çift. Partneri do mendojë për çdo detaj dhe do iu surprizojë në momentin që me pak e prisni.

AKREPI 24/10 – 22/11

Jeta sentimentale e çifteve nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Do ketë momente emocionuese, por nuk do mungojnë as mosmarrëveshjet dhe vështirësitë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme gjatë kësaj dite. Do bashkëpunoni pa fund me atë që keni në krah dhe do kaloni momente emocionuese. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Shprehini sa të mundni ndjenjat gjatë kësaj dite dhe do e shihni që marrëdhënia me partnerin do përmirësohet. Po e latë pas dore, ai mund të shohë dikë tjetër.

UJORI 21/1 – 19/2

Do mendoni t’i bëni gjërat me serioze sot në jetën tuaj në çift. Mjaft më duke u fshehur me partnerin dhe duke i gënjyer ata që iu rrethojnë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Dielli do e bëjë edhe më të bukur jetën tuaj në çift sot. Do flisni hapur me partnerin dhe për çdo pakënaqësi do flisni e do e zgjidhni në çast.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top