ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 22 Mars 2014

Horoskopi sot 22 Mars 2014

Dashi

Situata juaj financiare do të jetë përsëri e qëndrueshme. Keni kohë që shqetësoheni më kot. Sot, vini përpara së gjithash shëndetin tuaj. Kujdesuni më shumë për veten.

Demi

Ndonjëherë në jetë ndodhin disa gjëra që as vetë nuk mund t’i imagjinosh. Dialogu do të mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite, megjithatë sërish nuk do të ndiheni të plotësuar.

Binjakët

Do të bëni për vete shumë persona, por do ta keni të vështirë të zgjidhni të duhurit. Në planin financiar ka ardhur koha të zgjidhni borxhet dhe të riorganizoni situatën.

Gaforrja

Ka shumë gjasa që partneri të shohë dikë tjetër sot dhe të mendojë braktisjen. Edhe nëse e kuptoni vetë këtë gjë, mundohuni të reflektoni me kujdes dhe jo të bini në depresion.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ketë disa debate të vogla, por situata do të përmirësohet ndjeshëm në orët e pasdites. Financat tuaja në përgjithësi do të jenë mjaft të qëndrueshme.

Virgjëresha

Edhe pse do të mundoheni me sa të mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dalë mbanë. Për ju do të jetë ditë shumë monotone. Mos u shqetësoni, nesër do të jetë më mirë.

Peshorja

Sot, do të dini më së miri si të veproni në mënyrë që mos lindë as edhe një problem i vogël. Një gabim i vogël do mund t’iu rrënonte, sidomos financat tuaja.

Akrepi

Të gjithë beqarët do të fillojnë të ndiejnë shumë për një person të cilin kanë fare pak kohë që e njohin. Kujdes me përshtypjet e para dhe jo vetëm në marrëdhëniet personale.

Shigjetari

Sot do të ndiheni edhe më të dashuruar se më parë.  Do të jeni ju ata që do t’i shprehni gjatë gjithë kohës ndjenjat tuaja. Dita nuk do të ketë surpriza.

Bricjapi

Partnerët tuaj në biznes dhe në jetë do të mundohen t’ju mbajnë në pëllëmbë të dorës. Takimet do të jenë të shumta sot, por kujdes se mos shpenzoni më shumë se ç’duhet.

Ujori

Sot  do të kaloni një ditë të zakonshme dhe jo me shumë takime. Në planin financiar do të bënit mirë të reflektonit përpara çdo lloj shpenzimi që dëshironi të bëni.

Peshqit

Jeta juaj në çift do të jetë një rutinë e vërtetë gjatë kësaj dite. Situata në planin financiar do të jetë gjithashtu e ndërlikuar sot. Tregohuni të kujdesshëm!

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top