Horoskopi sot 21 Mars 2014
Dashi
Mos u përqendroni tek disa të meta shumë të vogla të partnerit tuaj sepse askush nuk është perfekt. Shihni me mirë gjërat thelbësore të cilat kanë më shumë rëndësi.
Demi
Duhet t’i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje sot personit që keni në krah sepse po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë shpejt. Beqarët do përjetojnë emocione.
Binjakët
Ata që kanë një lidhje do tregohen shumë kërkues dhe posesivë me personin që kanë në krah. Kjo do krijojë shumë probleme dhe debate të zjarrta. Ndryshoni sjellje pa qenë vonë.
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje dita e sotme nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Do e kritikoni gjatë gjithë kohës njeri-tjetrin dhe do debatoni shpesh.
Luani
Tregohuni sa më të matur sot me partnerit tuaj sepse ai nuk do jetë në humor dhe nga momenti në moment mund të lindin debate. Beqarët do përjetojnë ndjesi të mrekullueshme.
Virgjëresha
Nëse nuk doni që debatet dhe mosmarrëveshjet të bëhen pjesë e jetës suaj mundohuni të tregoheni sa më bashkëpunues dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj.
Peshorja
Ditë goxha e trazuar kjo e sotmja edhe për ju. Marsi do ju bëjë më kokëfortë dhe nuk do pranoni të hapni rrugë. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e shkatërroni lidhjen që keni ndërtuar.
Akrepi
Jeta në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Do kaloni momente të ngrohta me të dhe nuk do dëshironi të qëndroni për asnjë çast vetëm.
Shigjetari
Tre do jene planetët kryesorë që do e bëjnë jetën tuaj edhe me harmonike sesa ka qenë. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës në krahët e tij.
Bricjapi
Pasioni do shtohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe momentet që do kaloni me partnerin do jenë të zjarrta. Në këtë mënyrë do i harroni edhe disa debate që keni pasur dikur.
Ujori
Yjet do ju mundësojnë një ditë shume të bukur sot. Që në orët e para do i sqaroni me qetësi mosmarrëveshjet dhe më pas do filloni një etapë të re akoma më të bukur se kjo që keni kaluar deri më sot.
Peshqit
Do jeni më të hapur dhe më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite. Marrëdhënia në çift nuk do ketë asgjë për çfarë të shqetësoheni.
