ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 21 dhjetor 2013

Horoskopi sot 21 dhjetor 2013

Dashi 21/3 – 20/4

Do ketë shumë turbullira sot në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Mundohuni të ndryshoni sjellje dhe t’i përkushtoheni me tepër atij që keni në krah.

Demi 21/4 – 21/5

Marrëdhënia në çift do jetë mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Se bashku me partnerin do provoni eksperienca të reja dhe mjaft entuziazmuese. Do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur.

Binjaket 22/5 – 21/6

Ditë premtuese kjo e sotmja edhe për ju. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do thurni plane afatgjata mbi të ardhmen. Do ndiheni më së miri.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do kaloni një ditë shume të qetë në jetën tuaj në çift. Secili do respektojë mendimin e tjetrit dhe nuk do keni as debatin më të vogël. Beqaret do kenë flirtime pa fund.

LUANI 23/7 – 21/8

Pas një periudhe të vështirë dhe të mbushur me mosmarrëveshje në çift, sot do të gjeni qetësinë dhe harmoninë. Si ju, ashtu edhe partneri do falni dhe do hapni rrugë.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Keni shume kohë që jeni në një lidhje? Priten ndryshime të rëndësishme gjatë kësaj dite, të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Partneri do ju bëjë surpriza të mrekullueshme.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Mos e kundërshtoni për gjithçka partnerin tuaj sot sepse mund të keni debate të zjarrta me të. Më mirë toleroni nga pak. Beqarët nuk do e humbin optimizmin

AKREPI 24/10 – 22/11

Jeta juaj në çift do ketë ulje dhe ngritje gjatë kësaj dite. Here pas here do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe nuk do ndiheni aspak mirë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë mjaft e ngrohtë dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqaret nuk do jenë në ditën e tyre më të mirë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Venusi dhe Marsi premton një ditë të kënaqshme për çiftet. Do ndiheni për mrekulli pranë atij që dashuroni dhe do jeni gati të merrni edhe vendime mbi të ardhmen.

UJORI 21/1 – 19/2

Do zgjoheni me humor të keq gjatë kësaj dite dhe në orët e para të mëngjesit do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Megjithatë falë durimit të tij dhe tolerancës atmosfera do përmirësohet shpejt.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Fatmirësisht, falë ndikimit pozitiv të Venusit, jeta juaj në çift do jetë e shkëlqyer. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni me tepër ndjenjat.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top