Dashi
Edhe sot klima në jetën tuaj në çift do vazhdoje të jetë e ngrohtë. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do përgatisni edhe ndonjë surprizë të këndshme me të.
Demi
Zjarri i dashurisë do vazhdojë të qëndrojë i ndezur gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që keni në krah dhe asnjë person tjetër nuk do iu tundojë.
Binjakët
Nuk do kënaqeni me aq sa iu jep partneri sot dhe ka rrezik që të shihni edhe dike tjetër. Bëni kujdes sepse në këtë mënyrë mund të shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar prej kohësh.
Gaforrja
Duhet të bëni disa ndryshime sot në jetën tuaj në çift, nëse dëshironi që gjërat të ecin si duhet. Rutina për të gjithë mund të jetë shkatërrimtare. Beqarët do i marrin gjërat qetësisht.
Luani
Do keni shumë konflikte me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe do iu duhet kohë për të zgjidhur çdo çështje. Beqarët nuk do kenë raste të mira.
Virgjëresha
Duhet të bëni shumë përpjekje sot për ta stabilizuar jetën tuaj në çift. Po vazhduat me debate dhe zënka për gjithçka, nuk keni për të shkuar askund.
Peshorja
Në përgjithësi jeta në çift sot do jetë e qëndrueshme. Do flisni me tepër me partnerin dhe do bashkëpunoni për gjithçka me të. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër.
Akrepi
Ka rrezik të tundoheni gjatë kësaj dite dhe të filloni aventura të jashtëligjshme me disa persona. Dijeni që lidhja që keni do shkatërrohet përfundimisht.
Shigjetari
Të dashuruarit do kalojnë momente të mrekullueshme dhe shpesh drithëruese me atë që kanë në krah. Beqarët duhet të lëvizin sa më shumë sot dhe të pranojnë të njihen me persona të rinj.
Bricjapi
Tregohuni sa me realiste sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do keni asnjë problem me partnerin tuaj. Mos e krahasoni marrëdhënien tuaj me askënd tjetër sepse secili bën gjërat që i pëlqejnë.
Ujori
Çiftet do kalojnë një fazë goxha delikate gjatë kësaj dite dhe nuk do mungojnë as debatet e zjarrta, në disa momente. Kujdes! Beqarët do kenë disa takime interesante.
Peshqit
Bëni çmos që ta mahnitni partnerin tuaj sot dhe ta bëni atë të dashurohet sërish me ju. Do i keni të gjitha mundësitë dhe yjet gjithashtu do iu mbështesin.
