ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 20 Mars 2014

DASHI 21/3 – 20/4

Klima në jetën tuaj në çift pritet të jetë mjaft premtuese sot. Do ndiheni mirë pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Pasioni herë pas here mund të ndizet.

DEMI 21/4 – 21/5

Marrëdhënia në çift do jetë shume e ngatërruar gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here debate të forta me partnerin dhe situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Do i kushtoni më shume se kurrë vëmendje njëri-tjetrit sot dhe marrëdhënia në çift do marrë një drejtim akoma më pozitiv. Priten edhe momente entuziazmuese.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Mos kërkoni nga partneri juaj sot që t’ua plotësojë të gjitha ëndrrat e dashurisë sepse kjo nuk do jetë e mundur. Më mirë tregohuni realistë. Beqarët do vazhdojnë të kenë një ditë normale.

LUANI 23/7 – 21/8

Ditë mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit programuar kështu që do ndiheni më së miri.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Do i jepni më shumë prioritet se kurrë sot jetës suaj në çift. Do e mbani afër partnerin dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Lëreni veten sa më të lirë sot, ju që jeni në një lidhje dhe bëni atë që ndjeni me partnerin. Mos u kushtëzoni nga asgjë dhe nga askush. Edhe ata që kane pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë.

AKREPI 24/10 – 22/11

Jeta juaj në çift do ketë ulje dhe ngritje gjate kësaj dite. Herë do dashuroheni plot pasion dhe herë do keni debate të zjarrta me partnerin. Kujdes!

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Gjatë gjithë ditës do përkujdeseni për partnerin tuaj dhe do e bëni atë të ndihet më së miri. Marrëdhënia me të sa vjen e do përmirësohet. Për beqarët nuk priten ndryshime të mëdha.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë me pak stresuese se me parë, megjithatë ende pasioni nuk do rikthehet ashtu si e presin. Beqarët nga ana tjetër do kenë takime, por jo me personat që kanë ëndërruar.

UJORI 21/1 – 19/2

Jeta sentimentale e çifteve nuk do shkojë aspak ashtu si ata e kishin menduar. Mund të keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin edhe për gjëra elementare.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Bëni atë që ndjeni sot në jetën tuaj në çift dhe dashurohuni pa dorashka me partnerin tuaj. Do e shihni se gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten sërish vetëm.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top