ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 2 Mars 2014

Dashi

Për të pasur një ditë të qetë duhet të flisni për gjithçka dhe të bashkëpunoni sa të mundni me personin që keni në krah. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të pranojnë ftesat.

Demi

Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do të kuptoheni me personin në krah dhe nuk do të toleroni asnjë çast. Beqarët do të mbeten sërish vetëm.

Binjakët

Partneri mund të bëjë shaka gjatë duke ju ngacmuar në pikat tuaja të dobëta. Mos reagoni menjëherë duke e kritikuar sepse mund ta lëndoni. Beqarët do të kenë një ditë të zakonshme.

Gaforrja

Vetëm gjëra pozitive do të ndodhin gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Beqarët do e kenë ende të vështirë ta gjejnë personin që do iu përshtatet.

Luani

Çiftet do të kalojnë një ditë të gëzuar dhe plot emocione. Edhe partneri do iu dashurojë pa fund. Beqarët do kenë mundësi të mira për të ndryshuar jetën sentimentale.

Virgjëresha

Ata që janë në një lidhje ka rrezik të kalojnë një krizë për disa ditë. Nuk do kuptohen dhe herë pas here do vuajnë në heshtje. Beqaret do të dashurohen pas personave të pamundur.

Peshorja

Jeta juaj në çift nuk do të jetë aq e mirë sa ju e keni pritur, megjithatë as problematike nuk do të jetë. Beqaret do të jenë të kujdesshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese.

Akrepi

Lëreni veten të lirë dhe mos kërkoni të bëni gjëra ekstravagante në jetën tuaj në çift. Gjithçka do të ecë si duhet. Beqaret do të kenë një ditë me fat dhe do të realizojnë takimet e ëndërruara.

Shigjetari

Sot yjet do iu japin mundësinë t’i tregoni partnerit se sa shumë e dashuroni. Beqaret do të bëjnë çmos që ta gjejnë personin ideal dhe do ia arrijnë qëllimit.

Bricjapi

Dielli do iu ndihmojë të rigjeni entuziazmin dhe harmoninë në jetën tuaj në çift. Beqarët do të kenë energjinë e duhur për ta bërë për vete personin që pëlqejnë.

Ujori

Klima e tensionuar nuk do të mbarojë edhe sot në jetën tuaj mbarojë edhe sot në jetën tuaj në çift. Ka mundësi që për disa situata edhe të përkeqësohet. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë personave që do i joshin.

Peshqit

Gjatë gjithë kësaj dite jeta juaj në çift do të jetë e mbrojtur. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin. Beqarët nuk do të jenë me fat.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top