ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 2 Maj 2014

Horoskopi sot 2 Maj 2014

Dashi 21/3 – 20/4

So do të jetë një ditë e mbushur me surpriza dhe emocione. Ju do të tregoheni akoma edhe më të hapur për të provuar eksperienca të reja profesionale dhe sentimentale.

Demi 21/4 – 21/5

Financat tuaja do të jenë mjaft pozitive, por nuk do të jetë e njëjta gjë edhe në aspektin sentimental. Një aventurë mund t’ua prishë harmoninë, sot.

Binjaket 22/5 – 21/6

Klima në çift do të fillojë të përmirësohet ndjeshëm sot. Ju do të tregoheni më të kuptueshëm me partnerin dhe do t’i pranoni më me lehtësi gabimet që keni bërë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do të ishte mirë të tregoheshit sa më realistë sot. Edhe nëse ndiheni mirë pranë partnerit apo kolegëve, mos bëni gabim t’i ngrini ata në piedestal.

LUANI 23/7 – 21/8

Më planin financiar nuk do të keni probleme. Ndaj, sot do t’ju lejohen edhe disa shpenzime të vogla. Mundësitë për të krijuar lidhje do të reja do të jenë të shumta.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Sot, virgjëreshat mund t’i shpallim njerëzit e aventurave. Mundësitë e shumta do t’ua japin të drejtën të argëtohen e të flirtojnë sa të duan.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Në aspektin profesional mund t’ju bëjnë një propozim interesant, i cili nuk duhet humbur për asnjë lloj arsyeje. Marrëdhënia në çift do të jetë më e mirë se ditët e fundit.

AKREPI 24/10 – 22/11

Për financat yjet do të ndikojnë mjaft pozitivisht. Sepse sot mund të shpërbleheni për punë e kryer gjatë muajit prill. Shfrytëzojeni ditën për të bërë pak pazar!

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Shigjetarët nuk do të duan të krijojnë lidhje serioze, por vetëm të shijojnë disa aventura të këndshme. Mundësitë nuk do të mungojnë, dhe as dëshira.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Sot është një nga ato ditët në të cilat ju nuk do të bëheni tekanjozë, si gjithmonë. Do të kënaqeni me ato që do t’ju ofrohen, edhe pse e dini që kjo nuk është gjë e mirë.

UJORI 21/1 – 19/2

Bashkëpunimi në punë dhe në çift do të jetë mjaft i fortë. Sot do të flisni pa dorashka për gjithçka dhe në çdo moment do të ndiheni mirë dhe të lumtur

PESHQIT 20/2 – 20/3

Në planin financiar do t’i besoni shumë instinktit dhe ky do të jetë një gabim i rendë. Të dashuruarit do të jetojnë një nga ditët më të bukura të vitit.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top