Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 19 Mars 2014

Dashi

Ditë e mbushur me surpriza të shumta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse jeni ende vetë bëjini sytë katër.

Demi

Do jeni më shumë kërkues sesa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat për tema delikate të së kaluarës.

Binjakët

Sektori i dashurisë do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë, problemet e vështirësitë dhe do ndiheni disi më mirë.

Gaforrja

Do dashuroheni ashtu si e ndieni gjatë kësaj dite dhe jeta do marrë një tjetër drejtim. Do zbuloni edhe disa anë të tjera të karakterit të partnerit qe do iu pëlqejnë jashtë mase.

Luani

Juve që jeni në një lidhje do iu dalin sërish në sipërfaqe disa probleme që keni pasur dikur me partnerin. Atmosfera e ngrohtë që mbizotëronte do prishet menjëherë.

Virgjëresha

Kushtojini sa më shume kohë partnerit tuaj sot dhe do e shihni që marrëdhënia në çift do fillojë të përmirësohet. Beqarët nuk do mundin dot t’iu qëndrojnë indiferentë komplimenteve.

Peshorja

Jeta në çift nuk do ketë as problemin më të vogël gjatë kësaj dite. Do dini të ruani një komunikim të mirë dhe të respektoni mendimet e tjetrit. Beqarët duhet të tregohen realistë.

Akrepi

Nuk ka asnjë mundësi që ju të mërziteni gjatë kësaj dite. Partneri do iu mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Beqarët do bien në dashuri.

Shigjetari

Marrëdhënia në çift do përmirësohet tej mase gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Emocionet do jenë edhe më të fuqishme nga sa i kishit.

Bricjapi

Çiftet do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite dhe do kalojnë momente të mrekullueshme pranë atij që dashurojnë. Gjithçka do ndryshojë në jetën e tyre.

Ujori

Çastet e lumtura nuk do mungojnë gjatë kësaj dite për juve që jeni në një lidhje, por në orët e para të mëngjesit do keni disa debate me partnerin. Beqarëve mund t’iu ndryshojë tërësisht jeta.

Peshqit

Ditë mjaft komplekse kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë si ishte planifikuar dhe momentet stresuese do jenë të shumta.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top