Horoskopi sot 18 Shkurt 2014
Dashi
Do jeni më të hapur se kurrë gjatë kësaj dite dhe do provoni eksperienca të reja me atë që keni në krah. Do jeni gjithë kohës të entuziazmuar dhe të gëzuar.
Demi
Herë pas here do keni debate me partnerin tuaj, por falë maturisë që do tregoni do i kaloni ato sa hap e mbyll sytë. Jupiteri do jete planeti që do i shtyjë beqarët t’i pranojnë ftesat.
Binjakët
Jeta në çift do jetë e turbullt gjatë kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjëra me partnerin dhe do ngulni këmbë që të dalë e juaja. Po vazhduat në këtë rruge nuk keni për të shkuar askund.
Gaforrja
Dita e sotme do jetë mjaft e qëndrueshme dhe herë pas herë mund të keni edhe disa surpriza të këndshme. Shfrytëzojeni deri në maksimum.
Luani
Do ja shprehni në një mënyrë tjetër ndjenjat partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë të ndihet mjaft mirë. Në mbrëmje do ketë edhe çaste romantike e pasionante.
Virgjëresha
Do jetë e vështirë sot të ruani një ambient të qetë në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë në humor të keq dhe do kërkojë gjithë kohës të dalë fjala e tij.
Peshorja
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do iu ndodhin aq shumë gjëra të jashtëzakonshme saqë as vetë nuk besohet se jeni në realitet.
Akrepi
Jeta në çift do jetë mjaft e qëndrueshme dhe aspak konfliktuale. Secili do respektojë tjetrin dhe nuk do mundohet të dominojë.
Shigjetari
Jeta në çift do jetë prioritet për ju sot. Do lini gjithçka tjetër pas dore vetëm që ajo të ecë ashtu si duhet. Deri në orët e mbrëmjes do i keni zgjidhur të gjitha situatat delikate.
Bricjapi
Marrëdhënia me partnerin do fillojë dalëngadalë të përmirësohet. Më në fund do e kaloni periudhën e vështirë gjatë së cilës keni vuajtur pa masë.
Ujori
Marrëdhënia me partnerin do ftohet gjatë kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me të dhe situata do iu dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Peshqit
Ditë harmonike kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje dhe debate do mundohen t’i zgjidhin me qetësi.
