ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 18 Prill 2014

Dashi

Do ketë ngjarje të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do jetë ndryshe dhe akoma më emocionuese se më parë.

Demi

Do jeni më të vendosur se kurrë gjate kësaj dite ta përmirësoni jetën tuaj në çift dhe do ia dilni mbanë me sukses. Situata do bëhet më e ngrohtë sesa ka qenë.

Binjakët

Dashuria në çift do shkojë më së miri sot. Do e ruani të ngrohte komunikimin dhe do e forconi bashkëpunimin. Disa do mund të dalin edhe nga rutina në të cilën ishin futur.

Gaforrja

Do jeni më të qarte për ndjenjat tuaja gjatë kësaj dite dhe do flisni më në fund hapur me atë që keni në krah. Për çdo vendim që do merrni do bini të dyja palët dakord.

Luani

Do ketë disa probleme të vogla sot në jetën tuaj në çift megjithatë asgjë për t’u alarmuar nuk ka për të ndodhur. Si ju ashtu dhe partneri do mendoni gjithmonë të bëni më të mirën.

Virgjëresha

Sot do futeni në një faze mjaft delikate juve që jeni në çift. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe kjo mund të sjellë tension e debate të forta.

Peshorja

Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift. Do e keni të vështirë të ruani një ambient të këndshëm dhe të mos keni debate.

Akrepi

Jeta në çift do filloje dalëngadalë të përmirësohet sot dhe më në fund do rigjeni qetësinë që aq shumë keni kërkuar. Shfrytëzojeni çdo minutë sikur të ishte e fundit.

Shigjetari

Ka rrezik që sot të mos i bëni dot më ballë konkurrencës së fortë në dashuri dhe të dorëzoheni. Dikush tjetër ka kohë që është munduar ta bëjë për vete parterin dhe sot do ia dalë.

Bricjapi

Sot partneri do iu bëjë surpriza pa fund dhe do iu sigurojë më tepër për dashurinë që ndjen për ju. Do ndiheni më së miri. Beqarët më në fund mund të fillojnë një histori dashurie.

Ujori

Nëse jeni në një lidhje, ka rrezik që sot të ketë probleme komunikimi. Kjo do sjellë herë pas here debate dhe mosmarrëveshje. Beqarët do jenë në humor të mirë.

Peshqit

Do jeni më xhelozë se kurrë sot dhe kjo mund të ketë pasoja negative te jeta në çift. Partneri nuk do jetë në humorin e duhur për të duruar histerinë tuaj të kotë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top