ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 18 dhjetor 2013

Horoskopi sot 18 dhjetor 2013

DASHI 21/3 – 20/4

Klima në jetën tuaj në çift ka rrezik të ftohet sot, qëndroni pak larg njeri-tjetrit. Beqarët nga ana tjetër do jenë shumë në humor dhe do i joshin pa fund personat që do kenë rreth e rrotull.

DEMI 21/4 – 21/5

Ju do bëni të pamundurën që të keni një dite të kënaqshme, por yjet do sjellin debate dhe mosmarrëveshje. Beqarët nuk do pëlqejnë të krijojnë shpejt një lidhje, por do t’ia lënë gjithçka kohës.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Nëse partneri është shumë kërkues ndaj jush sot, bëni çmos t’ia plotësoni dëshirat. Në orët e mbrëmjes ai do jetë më i qetë dhe më i dashur. Beqarët do të jenë në kërkim të princit, por pa fat.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ja kaloni më së miri me atë që keni në krah. Beqarët do kenë mundësi të provojnë emocionet e dashurisë.

LUANI 23/7 – 21/8

Debatet në çift do jenë të shumta. Secili prej jush do mendojë se ka të drejtë dhe nuk do arrini dot të bini në konsensus. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse diku mund të takojnë personin ideal.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Nëse doni ta shijoni ashtu si duhet jetën tuaj në çift mos i kaloni etapat me shpejtësi. Çdo gjë ka kohën e vet. Beqarët do jenë të turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Sektori i dashurisë do jetë i mbrojtur nga yjet. Do i kushtoni më tepër kohë partnerit dhe do e surprizoni gjatë të gjithë kohës. Edhe beqaret do e gjejnë shpirtin binjak.

AKREPI 24/10 – 22/11

Nëse jeni në një lidhje duhet të mendoheni shumë herë para se të merrni vendime. Beqarët nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por gjithçka do ju ndodhë si me magji.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë mjaft intensive dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarëve do ju rëndojë pa masë pesha e vetmisë dhe do mërziten shumë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ditë paksa e turbullt dhe me disa debate kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do ndihen shumë mirë ashtu siç janë dhe në shoqërinë e miqve, prandaj nuk do e ndiejnë nevojën e një partneri.

UJORI 21/1 – 19/2

Influenca e yjeve do jetë e kontrastuar gjatë kësaj dite. Jupiteri dhe Urani do nxitin debate. Beqarët do kenë takime impresionuese.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Momentet romantike do jenë të shumta gjatë kësaj dite për të dashuruarit. Beqarët duhet ta largojnë turpin nëse duan me të vërtetë të gjejnë një person me të cilin të kalojnë jetën.

burimi www.shekuli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top