ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 17 dhjetor, 2013

DASHI 21/3 – 20/4

Sot do të kuptoni se edhe puna juaj pa shumë pretendime të mëdha do t’ju japë shumë mundësi të mëdha. Mos shpenzoni sot nëse e keni bërë këtë dje.

DEMI 21/4 – 21/5

Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka që ndieni. Ose më mirë qëndroni vetëm sesa të mendoni për një lidhje me dikë që do t’u sjellë vetëm pakënaqësi.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Do të ndiheni edhe më të dashuruar se më parë sot dhe do t’i shprehni gjatë gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri, nga ana tjetër do të mundohet t’ju mbajë mirë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë. Duhet të merrni në kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot, sepse keni kohë që e keni lënë pas dore.

LUANI 23/7 – 21/8

Sot do të keni një takim të rëndësishëm, i cili do t’jua ndryshojë përfundimisht jetën. Më në fund në këtë plan nuk keni për çfarë të shqetësoheni.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Mos mendoni se vetëm një telefonatë apo një “Më fal” mund të jetë gjithçka për partnerët tuaj në biznes dhe në jetë. Financat do të fillojnë të përmirësohen Ndjeshëm.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do të kaloni një ditë të zakonshme dhe jo me shumë takime, sot. Në planin financiar do të bënit mirë të reflektonit mirë para çdo lloj shpenzimi.

AKREPI 24/10 – 22/11

Disa ide dhe projekte për të ardhmen do t’ju marrin shumë kohë sot. Vetëm duke menduar për to nuk mund të justifikoni kohën e humbur.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do të doni të bëni ndryshime në jetën tuaj. Mundësia e vetme për të ruajtur identitetin tuaj është që këto veprime t’i ndërmerrni në arredimin e shtëpisë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Një gabim i vogël do të mund t’ju rrënonte qëndrueshmërinë. Jeta juaj në çift do të jetë një rutinë e vërtetë gjatë kësaj dite, edhe pse do të mundoheni me sa të mundni.

UJORI 21/1 – 19/2

Mos ëndërroni shumë sepse do t’ju mjaftojë romanca për t’u ngritur moralisht në qiellin e shtatë. Ëndërrimet e tepërta mund t’ju rrëzojnë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Sot, nuk është një ditë e mirë për të thurur plane të reja. Do të ishte më mirë të zbatoni ato që keni marrë përsipër. Mos bëni madje as shpenzimin më të vogël.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top