ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 16 Janar 2014

Horoskopi juaj sot 16 Janar 2014

Dashi
Jeta në çift do të marrë bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Beqarët nuk do t‘i rezistojnë dot sharmit të disa personave që do të njohin dhe do hidhen menjëherë në krahët e tyre.

Demi
Kjo ditë do të jetë vendimtare për ju. Nëse keni pasur probleme të mëdha, mundohuni t’i zgjidhni sa më parë sepse situata mund të ndërlikohet më tepër. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave qe do njohin.

Binjakët
Çiftet që kanë humbur ekuilibrin dhe kanë pasur probleme serioze, sot do ta rigjejnë energjinë për të ecur përpara. Beqarët do të bëjnë shumë persona për vete, por do të ndalen me aq.

Gaforrja
Marrëdhënia në çift nuk do të jetë aspak e keqe gjatë kësaj dite. Beqarët që pëlqejnë aventurat do të jenë me fat, të tjerët do duhet ende të presin edhe pak kohë.

Luani
Jeta në çift mund të ketë disa tronditje të vogla gjatë kësaj dite, por nuk duhet të alarmoheni. Beqarët nuk duhet të flirtojnë me këdo që ndeshin përpara, por duhet më parë të njihen me personat.

Virgjëresha
Do të kaloni momente të mrekullueshme sot me partnerin tuaj. Beqarët ka shumë gjasa të bëhen “skllevër” të një dashurie pasionante, por që me kalimin e kohëve mund t’i dëmtojë së tepërmi.

Peshorja
Dita do të fillojë me debate dhe mosmarrëveshje sot, por me kalimin e orëve situata mund të përmirësohet. Beqarët do të joshin pa fund dhe në mbrëmje do të gjejnë dikë qe do iu përshtatet.

Akrepi
Nëse doni që jeta juaj në çift të shkoje mirë, mundohuni të mos tregoheni dominues dhe shumë kërkues. Beqarët do të kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare.

Shigjetari
Të dashuruarit do të kenë debate të forta me partnerin e tyre sot. Disa do të kërkojnë më shumë pavarësi sesa duhet dhe kjo do krijojë konflikte. Beqarët do jene të parezistueshëm

Bricjapi
Ditë mjaft e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do të vazhdojnë ende të jenë në kërkim të princit të tyre të kaltër, por pa shumë fat.

Ujori
Tregohuni më të kuptueshëm gjatë kësaj dite me partnerin tuaj dhe mundohuni herë pas here të falni. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do të ece siç duhet. Beqarët do të ëndërrojnë pa fund, por vetëm kaq.

Peshqit
Sëbashku me partnerin do të bëni ndonjë çmenduri të vogël sot, kjo do ta bejë lidhjen tuaj edhe më emocionuese. Beqarët do të kenë shumë pranë personin që kanë ëndërruar, mjafton që ata të përfitojnë.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top