ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 16 Dhjetor 2013

DASHI 21/3 – 20/4

Ambienti yjor do favorizojë një komunikim shumë të mirë sot për jetën tuaj në çift. Do i shprehni edhe më lirshëm ato që ndjeni dhe me më tepër delikatese.

DEMI 21/4 – 21/5

Pozicionimi i mirë i Jupiterit në jetën tuaj në çift do sjelle ekuilibër dhe harmoni. Askush nuk do mund të ndikojë tek lidhja juaj dhe ta destabilizojë atë.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Nëse jeni në një lidhje duhet t’i merrni gjërat më seriozisht sot. Mos vazhdoni të fshiheni nga të tjerët sikur keni bërë ndonjë krim.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Çiftet që kanë shumë kohë së bashku do ndihen të lumtur gjatë kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do ua prishë dot atmosferën e ngrohtë.

LUANI 23/7 – 21/8

Merrini gjërat shtruar sot në jetën tuaj në çift dhe mos u mundoni të bëni asgjë të jashtëzakonshme. Yjet nuk do i keni pas veten dhe gjithçka mund t’iu ndodhë.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Ditë shumë konfuze kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni debate të njëpasnjëshme me atë që keni në krah dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do i shihni gjërat me pesimizëm gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar në lidhjen tuaj. Debatet me partnerin do jenë goxha të ashpra.

AKREPI 24/10 – 22/11

Dita pritet të jetë e kënaqshme sot për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni më të disponueshem ndaj partnerit dhe do bëni gjithçka që atmosfera të qëndrojë e ngrohtë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Nëse keni pakënaqësi ndaj partnerit tuaj mundohuni t’ia shprehni atij gjithçka sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do keni probleme me njëri-tjetrin. Beqarët do jenë shumë të pavendosur për atë që duan të bëjnë dhe nuk do i pranojnë ftesat.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ju që jeni në çift, bëni kujdes nga Neptuni sot. Ai do ju nxitë të mos keni besim ndaj partnerit dhe ta teproni me xhelozinë. Bëni çmos që të mos e humbisni dialogun.

UJORI 21/1 – 19/2

Te dashuruarit do ndihen vetëm gjatë kësaj dite dhe do e vuajnë pa mase këtë gjë. Mundohuni të flisni hapur me partnerin. Për beqaret gjërat do ndodhin si me magji sot.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Tension dhe debate do ketë në jetën tuaj në çift sot. Atmosfera do jetë goxha e turbullt dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top