ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 15 Shkurt 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Falë ndikimit shumë pozitiv të yjeve, jeta juaj në çift do ecë më së miri sot. Do vazhdoni ta ruani të fortë komunikimin dhe nuk do keni asnjë mosmarrëveshje.

Demi 21/4 – 21/5

Duhet të tregoheni sa më të sinqertë sot me personin që keni në krah sepse po e gënjyet dhe po i mbajtët të fshehta, situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Binjaket 22/5 – 21/6

Në jetën në çift, gjithçka do jetë e mundur gjatë kësaj dite. Mundohuni të bëni sa më shumë lëshime dhe të mos kërkoni gjithmonë të dalë e juaja.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ditë e qetë dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Mundohuni të ruani një komunikim të mirë me partnerin. Beqarët nuk do e gjejnë as sot princin e tyre të kaltër.

LUANI 23/7 – 21/8

Gjatë kësaj dite do reflektoni mjaft për të ardhmen e jetës suaj në çift dhe do merrni disa vendime të rëndësishme. Me partnerin do jeni në të njëjtën mendje për shumë gjëra.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Venusi dhe Marsi do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift, por njëri do nxitë ndjenjat dhe emocionet, ndërsa tjetri do nxitë dyshimet dhe mosmarrëveshjet. Beqarët nuk duhet të ndalen se kërkuari dashurinë.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Edhe nëse keni debate të forta në çift, sot nuk duhet të mendoni menjëherë për një ndarje. Merrni kohën e duhur për të reflektuar dhe për t’u qetësuar. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni as problemin më të vogël me partnerin tuaj, përkundrazi do jeni edhe më bashkëpunues me të.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do jeni sharmantë gjate kësaj dite dhe të gatshëm të bëni gjithçka për të përjetuar emocione të reja në çift. Shpeshherë do bini dakord me partnerin dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite, në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Emocionet do jenë të shumta dhe të jashtëzakonshme.

UJORI 21/1 – 19/2

Xhelozia do ju pushtojë gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe do keni debate me personin në krah. Mos e teproni sepse do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Shumë nga çiftet do i mendojnë gjërat më seriozisht gjatë kësaj dite dhe do fillojnë të bëjnë plane për ndonjë bashkëjetesë të mundshme. Ata që kanë pasur debate nuk duhet t’i lënë pas dore ato.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top