Horoskopi sot 15 Prill 2014
Dashi
Asgjë e veçantë për të dashuruarit gjatë kësaj dite. Rutina do e pushtojë lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme.
Demi
Ditë e këndshme edhe pse jo e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni më realiste se kurrë më parë.
Binjakët
Asgjë katastrofike nuk do ndodhë sot në jetën tuaj në çift, megjithatë duhet thënë se debatet dhe mosmarrëveshjet do ekzistojnë. Të dy do jeni tolerantë.
Gaforrja
Të dashuruarit nuk duhet të nxitohen për asgjë, por duhet të bëjnë mirë t’i marrin gjërat sa më shtruar që të mundin. Në këtë mënyrë nuk do kenë as vështirësi.
Luani
Do i jepni më shumë rëndësi se kurrë sot jetës suaj në çift dhe do mundoheni ta mbani atë gjatë gjithë kohës të stabilizuar. Yjet do i keni në anën tuaj.
Virgjëresha
Tensioni në çift do fillojë të ulet gjatë kësaj dite. Do jeni më realistë dhe do dini të kërkoni falje për gabimet që keni bërë.
Peshorja
Do jeni shumë xheloze për partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do e lini atë të marrë frymë lirisht. Kujdes sepse kjo mund të jetë mbytëse.
Akrepi
Kjo ditë do jetë e vështirë për të dashuruarit. Nuk do merreni vesh aspak me personin që keni në krah dhe debatet do jenë të forta.
Shigjetari
Jeni në një lidhje? Sot nuk do e lini për asnjë çast vetëm partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Të dy do jepni shumë nga vetja.
Bricjapi
Jeta në çift do influencohet pozitivisht nga yjet. Do e dashuroni në mënyrë pasionante atë që keni në krah dhe mjedisi do bëhet më emocionues se kurrë.
Ujori
Do jeni shumë të qetë gjatë kësaj dite dhe do e dashuroni partnerin sipas mënyrës suaj. Ai do ndihet mirë dhe do ja kaloni për mrekulli.
Peshqit
Ditë mjaft premtuese dhe emocionuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit tuaj dhe çdo gjë do ecë për mrekulli.
