ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 15 Janar 2014

Horoskopi sot 15 Janar 2014

Dashi

Nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk është e kënaqshme, duhet të kini kurajën dhe guximin të diskutoni hapur me të. Beqarët nën ndikimin pozitiv të Venusit, do të jenë magnetikë.

Demi

Ditë e qetë dhe e pasur me momente harmonike kjo e sotmja. Do të bashkëpunoni pa fund me partnerin tuaj. Për beqarët priten takimet e ëndrrave, por ata duhet të kenë durim deri në mbrëmje.

Binjakët

Influenca e yjeve nuk do të jetë e keqe për jetën tuaj në çift sot. Beqarët nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe ta lënë veten të lirë sepse mund të lëndohen.

Gaforrja

Përgatituni për një ngjarje të madhe gjatë kësaj dite. Partneri do të këtë menduar gjithçka që t’iu lerë me gojë hapur dhe të përjetoni emocione pa fund.

Luani

Do të rigjeni harmoninë dhe ngrohtësinë e jetës suaj. Në jetën në çift do të ndiheni më së miri. Beqarët kërkojnë dashuri të mëdha dhe pasionante, por sot mundësitë do ekzistojnë vetëm për aventura kalimtare.

Virgjëresha

Sot do të mbizotërojë gjatë të gjithë kohës një klime e ngrohtë në çift. Beqarët do të kenë një ditë normale dhe pa të reja. Duhet ende të bëjnë durim.

Peshorja

Jeta në çift nuk të do jetë as pozitive dhe as negative gjatë kësaj dite. Disa nga ata që janë beqarë do të kenë takimet e shumëpritura, të tjerët do të kalojnë momente të këndshme me miqtë.

Akrepi

Nëse tregoheni autoritarë me atë që keni në krah, do të keni debate të forta. Beqarët duhet ta heqin turpin dhe te bëjnë atë që ndiejnë.

Shigjetari

Do të keni shumë gjera për të diskutuar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do të harxhoni shumë kohë vetëm për këtë gjë. Beqarët do të kenë dëshira të çmendura, të cilat nuk do iu realizohen sot.

Bricjapi

Yjet do t’i keni gjatë të gjithë kohës pranë sot, duke iu mbështetur. Marrëdhënia në çift do të jetë edhe më e bukur sesa e kishit imagjinuar. Beqarët do kalojnë një ditë të mrekullueshme dhe të mbushur me takime.

Ujori

Çështjet e dashurisë do të shkojnë për mrekulli gjatë kësaj dite. Beqarët do të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje me një person që e kanë njohur qysh në fëmijëri.

Peshqit

Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do të toleroni shumë atë që keni në krah. Beqarët serish do të jenë pa fat në dashuri dhe do të mbeten vetëm.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top