ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 14 Shkurt 2014

Dashi

Dite jo vetëm e bukur, por edhe mjaft e rëndësishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Beqarët gjithashtu do të kenë dashuri me shikim të parë dhe do të përjetojnë emocione të mëdha.

Demi

Ditë plot shkëlqim kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të përjetoni emocione të njëpasnjëshme sepse surprizat e partnerit do jenë të shumta. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim.

Binjakët

Ideja juaj bazë për këtë ditë është të ndërtoni pak nga pak lumturinë në çift. Beqarët do të kenë sukses dhe do të ndihen më së miri për këtë fakt. Situata financiare do të fillojë të stabilizohet fal përkujdesjes që do të tregoni.

Gaforrja

Do ketë disa debate të vogla sot në çift, që do iu bëjnë të mërziteni paksa. Beqarët do ta kenë vetë në dorë gjithçka. Po u treguan të hapur dhe të pranojnë takimet do të njohin persona vërtet me vlera.

Luani

Mundohuni që për çdo pakënaqësi apo për çdo problem që të keni në çift të flisni hapur me partnerin tuaj sot. Beqarët nuk duhet të dekurajohen edhe sikur të mos e gjejnë princin e kaltër.

Virgjëresha

Sot të dashuruarit duhet të kërkojnë më shumë qëndrueshmërinë dhe qetësinë sesa pasionin. Beqarët do të pëlqejnë jashtë mase një person të thjeshtë, por me shumë vlera.

Peshorja

Nuk do të kuptoheni aspak me partnerin tuaj sot dhe në vend të surprizave dhe ditës së bukur që prisnit do të keni debate. Beqarët nuk do të kenë në plan të pare dashurinë, pasi për ta do të ketë diçka tjetër më të rëndësishme.

Akrepi

Harmonia dhe mirëqenia do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Beqarët do të kenë një takim të papritur, që mund të shndërrohet shumë shpejt në një lidhje afatgjatë.

Shigjetari

Sot është dita juaj kështu që gjeni kohën e duhur për të menduar për ndonjë surprize në çift. Beqarët gjithashtu do të  kenë sukses në dashuri dhe do të fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre.

Bricjapi

Jo vetëm që nuk do të ketë probleme sot në jetën tuaj në çift, por do t’i jepni edhe më shumë prioritet partnerit tuaj. Beqarët do të jenë të turpshëm dhe nuk do të dalin nëpër takime.

Ujori

Saturni që për gjithë këtë kohe kishte sjellë probleme në jetën tuaj në çift, sot nuk do të ndikojë më. Beqarët do të jenë joshës dhe do të gjejnë personin që do iu përshtatet në çdo drejtim.

Peshqit

Mjedisi yjor do të jetë mjaft i favorshëm sot për jetën tuaj në çift. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë fjalëve të bukura të disa personave, por të shoqërohen më tepër me ata që janë të qetë dhe flasin pak.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top