Horoskopi sot 14 Prill 2014
Dashi
Sot do të keni ide të qarta për atë që doni dhe do ta propozoni me shumë qëndrueshmëri. Në familje aftësitë tuaja do të vlerësohen.
Demi
Keni nevojë të ndiheni të rrethuar me dashuri dhe gjërat po shkojnë në krahun e duhur. Në punë do të vlerësoheni për largpamësinë tuaj.
Binjakët
Një mesazh provokues do të vijë nga një person që nuk e prisni, po me aftësinë tuaj do të arrini ta lini me gojë hapur.
Gaforrja
Sot do të keni prirje artistike dhe do të jepni gjithçka nga vetja juaj. Në fushën e ndjenjave një kujtim do t’ju bëjë apatik kundrejt të tjerëve.
Luani
Do të shfrytëzoni një mundësi që do t’ju vijë në dorë. Në aspektin e ndjenjave do të kërkoni më shumë nga lidhja juaj për një të ardhme së bashku.
Virgjëresha
Sot përpiquni ta çlironi mendjen nga mendimet e këqija. Në aspektin e ndjenjave do të kaloni momente të këndshme me partnerit.
Peshorja
Të jeni të përmbajtur, ndonjëherë mund t’ju prishi punë. Në aspektin e ndjenjave përpiquni të jeni më bashkëpunues me partnerin.
Akrepi
Duhet të jeni më pak kritik dhe më shumë bashkëpunues në ambientin e punës. Nëse doni të njihni njerëz të rinj, frekuentoni vende të reja.
Shigjetari
Duhet të jeni diplomatik dhe bindës për të pasur një arritje profesionale. Në aspektin e ndjenjave mos e lodhni partnerin me sjelljen tuaj.
Bricjapi
Do të rinovoni të gjitha takimet tuaja, ndaj do të bëni një zgjedhje të miqve që do të takoni. Në dashuri matuni mirë para se të flisni me partnerin.
Ujori
Do të provoni emocione kur të takoni një person që përfaqëson të kaluarën tuaj. Yjet ju këshillojnë të jeni të vëmendshëm në mundësitë e reja.
Peshqit
Do të jeni shumë aktivë në punë, por bëni kujdes me ata që ju rrethojnë sepse dikush do të mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes tuaj
Burimi www.shekulli.com.al
