ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 14 Mars 2014

Horoskopi sot 14 Mars 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Jeta juaj në çift do ketë disa pengesa të vogla gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni mirë në krahët e atij që keni në krah dhe nuk do i shmangni dot debatet.

Demi 21/4 – 21/5

Sot do ndizet drita jeshile në jetën tuaj në çift dhe mund t’i shprehni pa dorashka të gjitha ato që ndieni. Atmosfera do jetë aq e këndshme sa emocionet do jenë të njëpasnjëshme.

Binjaket 22/5 – 21/6

Duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, përndryshe do lindin probleme të mëdha, të cilat me zor do zgjidhen. Pranoni herë pas here të toleroni.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe nuk do ndodhë asgjë e keqe.

LUANI 23/7 – 21/8

Në përgjithësi klima yjore do jetë e ngrohtë sot. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit tuaj dhe do argëtoheni pa fund. Gjithë kohën e lirë ai do ua kushtojë juve.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Ndikimi i planetëve nuk do jetë aspak negativ në jetën tuaj në çift. Do e dini mirë se çfarë të bëni që të ruani një klime harmonike dhe të mos keni debate.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do filloni të mendoni për projekte të përbashkëta me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe të bëni edhe plane për një të ardhme. Bashkëpunoni dhe bëni atë që është më e mira e të dyve.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ka mundësi që qielli i dashurisë të jetë i zymtë gjatë kësaj dite. Nuk do kuptoheni mirë me atë që keni në krah dhe herë pas here do debatoni fort. Beqarët do i joshin të gjithë personat që do kenë pranë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Nëse jeni të dashuruar do ndiheni të qetë dhe nuk do keni probleme gjatë kësaj dite. Si ju, ashtu edhe partneri do tregoheni të kuptueshëm dhe do toleroni herë pas here.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ata që janë në një lidhje do të kenë nevojë për më shumë ngrohtësi nga partneri i tyre. Mund edhe t’ia kërkoni atij këtë pa druajte, sepse do të jetë në humor dhe do ua plotësojë dëshirat.

UJORI 21/1 – 19/2

Sido që të jenë rrethanat në jetën tuaj në çift, sot do bëni çmos që të qëndroni sa më afër partnerit tuaj dhe të flisni gjerë e gjatë për gjithçka. Ai nga ana tjetër do jetë i gatshëm t’iu dëgjojë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Lidhja me partnerin do vazhdojë të jetë e fortë edhe gjatë kësaj dite. Do kaloni çaste romantike dhe mjaft emocionuese së bashku. Beqarët do të kenë mundësi për aventura kalimtare.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top