ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 13 Shkurt 2014

Dashi

Të dashuruarit do të marrin vendime mjaft të rëndësishme, të cilat në fakt duhet t’i merrnin prej kohësh. Priten aventura mjaft emocionuese gjatë kësaj dite për te gjithë ata qe janë vetëm.

Demi

Konfliktet do të shterojnë dhe problemet do të zgjidhen sot në jetën tuaj në çift. Beqarët do të jenë më shumë fat dhe do të mund të gjejnë një person shumë të përshtatshëm.

Binjakët

Në krahët e partnerit do të ndiheni si mbi re sot. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të mendojnë të pranojnë ftesat për takime sepse edhe mund të lëndohen.

Gaforrja
Keni kohë që jeni në një lidhje? Sot do ta kuptoni se nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën. Beqarët do të kenë disa takime, por do kenë frikë të krijojnë një lidhje.

Luani
Do të përballeni me probleme goxha serioze sot në jetën tuaj në çift. Beqarët do të kenë një dite të zakonshme. Financat do të jetë ditë e paqëndrueshme.

Virgjëresha
Do të mbylleni në vetvete gjatë kësaj dite dhe do vendosni barriera me partnerin. Beqarët nga ana tjetër, fal mbështetjes së Plutonit do të kenë takime mjaft të rëndësishme.

Peshorja
Pozicioni që do të marrë Hëna në qiellin tuaj të dashurisë do të ketë një ndikim mjaft pozitiv sot. Beqarët do të kenë takime të shumta, por asnjë nuk do t’ua mbushë mendjen aq shumë të filluar një histori dashurie.

Akrepi
Emocionet dhe entuziazmi do të shtohet sot në jetën tuaj në çift. Beqarët duhet të tregohen sa më të sinqertë me personat që do të takojnë nëse duan të nisin diçka me këmbë të mbarë.

Shigjetari

Asgjë e veçante nuk pritet të ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Beqarët do të kenë takime të shumta mjaft interesante dhe me perspektiva. Shfrytëzojini sa të mundni.

Bricjapi
Marrëdhënia në çift do të ndërlikohet së tepërmi gjatë kësaj dite. Beqarëve do iu shfaqet shpirti binjak në momentin që me pak e presin.

Ujori
Bëni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër sot, sepse nëse partneri e merr vesh do i vijë fundi lidhjes që keni krijuar. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare

Peshqit

Dielli do të kujdeset në çdo moment për jetën tuaj sentimentale. Beqarët më në fund do të kenë dashuri me shikim të parë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top