ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 13 Mars 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Gjatë kësaj dite do zbuloni disa anë të tjera të karakterit të partnerit tuaj të cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do të kaloni momente të këndshme së bashku.

Demi 21/4 – 21/5

Nëse jeni në çift duhet të tregoheni më të hapur me partnerin dhe të flisni me të si për gjërat pozitive edhe për ato negative. Beqarët më në fund do realizojnë takimin që kanë ëndërruar.

Binjaket 22/5 – 21/6

Lidhja juaj do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Komunikimi do jetë i mirë dhe për çdo moment do të bashkëpunoni. Beqarët, ka gjasa që të fillojnë angazhime serioze.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Çastet e lumtura do jenë të shumta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni për mrekulli dhe do harroni gjithçka tjetër kur të jeni pranë atij që dashuroni.

LUANI 23/7 – 21/8

Kënaquni me atmosferën që do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift dhe mos kërkoni asgjë më shumë nga partneri. Po e tepruat mund të keni mosmarrëveshje.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Do ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Klima do fillojë dalëngadalë të ngrohet dhe ju do ndiheni akoma më mirë se dikur.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Venusi do iu bëjë të tregoheni më të hapur ndaj ndryshimeve në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më mirë mes jush dhe atij që keni në krah. Vazhdoni në këtë rrugë.

AKREPI 24/10 – 22/11

Nëse sapo keni krijuar një lidhje, ka rrezik që të përballeni me zhgënjime. Asgjë nuk do shkojë ashtu siç e kishit menduar. Beqarët do jenë të pa rezistueshëm dhe do marrin propozime të shumta.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Asgjë nuk do shkojë si duhet sot në jetën tuaj në çift. Do keni debate të shpeshta dhe të forta me partnerin dhe pjesën më të madhe të ditës do jeni të mërzitur

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Tregohuni sa më realistë sot ju që jeni në një lidhje dhe mos kërkoni gjëra të pamundura nga ai që keni në krah. Beqarët do jenë më joshës se kurrë dhe nuk do ndalen derisa të bëjnë për vete dikë.

UJORI 21/1 – 19/2

Do kaloni momente mjaft pasionante gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni shpesh si në ëndërr. Shfrytëzojeni çdo çast dhe çdo sekondë kur të jeni pranë partnerit.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do bëhet më e ngrohtë. Beqarët do kenë takime fantastike të cilat nuk duhet t’i humbasin .

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top