ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 13 Maj 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Sot, do të reflektoni mirë para se të flisni dhe kjo do të shmangë mosmarrëveshjet. Bashkëpunimi ndërmjet jush dhe kolegëve do të përforcohet.

Demi 21/4 – 21/5

Në planin financiar do t’ju mbështesin disa miq të seksit tjetër. Situata në çift mund të luhatet, por ajo financiarja do të fillojë të jetë më e qëndrueshme.

Binjaket 22/5 – 21/6

Marrëdhënia juaj me partnerin do të ftohet shumë sot. Nuk të bini dakord për asgjë. Mërkuri do të jetë planeti që do t’ju ndihmojë të stabilizoni financat.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do të ndiheni shumë idealistë sot. Do të jepni gjithçka për harmoninë në familje dhe do të jeni të gatshëm të bëni sakrifica të mëdha.

LUANI 23/7 – 21/8

Në planin financiar duhet të kujdeseni shumë për kursimet nëse nuk doni të futeni në një periudhë të vështirë. Përpos kësaj sot do të shfaqeni sharmantë.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Zgjidhni atë që iu tërheq më tepër për ta njohur më mirë. Mos u tërhiqni nëse pëlqeni diçka. Në planin financiar nuk do të keni asnjë ndryshim.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Sot do të zbuloni disa cilësi të tjera tek partneri. Do t’ju bëjë ta dashuroni edhe më shumë. Në planin financiar mos kryeni shpenzime marramendëse, nëse nuk doni te keni probleme.

AKREPI 24/10 – 22/11

Sot është një dite premtuese, por duhet të bëni durim deri në mbrëmje. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar dhe të mos merrni në asnjë mënyrë hua.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Edhe për ju dita do të jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione. Do të flisni edhe për disa tema delikate të cilat më parë nuk keni guxuar as t’i përmendni

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Sot do të njiheni me personin që ju përshtatet më tepër në biznes. Në planin financiar do të ketë përmirësime. Kryeni investimet më të rëndësishme që keni menduar.

UJORI 21/1 – 19/2

Do të ëndërroni më shumë sesa duhet sot. Dhe realiteti do t’ju zhgënjejë mjaft. Në planin financiar do të favorizohen transaksionet afatgjata dhe investimet e rëndësishme.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Fale influencës mjaft pozitive të Venusit, jeta juaj personale do të ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite. Do të tregoheni më të sinqertë me të tjerët

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top