Lexoni shenjën e horoskopit tuaj sot 13 Janar 2014
Dashi
Do të ëndërroni më shumë se duhet gjatë kësaj dite, për jetën tuaj në çift dhe realiteti do iu duket i egër. Zbrisni me këmbë në tokë sepse më vonë do të lëndoheni edhe më tepër.
Demi
Ditë e tensionuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e keni menduar, kështu që bëni kujdes. Beqarët do të kenë takime me disa persona serioze.
Binjakët
Edhe pse jeni në një lidhje, ju dhe partneri do e respektoni lirinë dhe mendimin e tjetrit. Beqarët mund të fillojnë menjëherë histori dashurie pasionante.
Gaforrja
Përgatituni për momente të lumtura dhe mjaft harmonike gjatë kësaj dite, pranë partnerit. Beqarët do të bëjnë mirë të mos i kalojnë etapat sa hap e mbyll sytë, por t’i shijojnë ato sa më shumë.
Luani
Staurni do të jetë planeti që do udhëheqë jetën tuaj në çift sot. Beqarët do të bëjnë çmenduri vetëm e vetëm për të gjetur princin e tyre te kaltër.
Virgjëresha
Do t’i harroni të gjitha problemet e së kaluarës sot dhe do t’i kërkoni partnerit të nisni një etapë të re. Beqarët do të kenë besim tek vetja dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë.
Peshorja
Priten vështirësi të shumta sot në jetën tuaj në çift. Mos u nxitoni të merrni vendime qe iu duken të lehta sepse do të vuani shumë. Beqarët nuk do të jenë shumë në humor për të nisur histori dashurie.
Akrepi
Do t’i shtoni dozat e fantazisë gjatë kësaj dite, në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do të jetë më elektrizuese. Beqarët duhet të dëgjojnë edhe arsyen jo vetëm zemrën, sepse në të kundërt mund të gabojnë.
Shigjetari
Do të kaloni momente mjaft romantike gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë kurrë. Beqarët do të ndihen mirë ashtu siç janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt në krah.
Bricjapi
Të gjithë çiftet që i kanë rezistuar stuhive dhe furtunave të kohëve të fundit, do të marrin vendime të rëndësishme sot, mbi të ardhmen. Beqarët do të hidhen në sulm dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë.
Peshqit
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të keni debate të shumta me partnerin. Beqarët do të qëndrojnë pranë miqve dhe do ndihen mirë.
Burimi www.shekulli.com.al
