ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 12 Prill 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt sot në jetën tuaj në çift. Ata që kanë kaluar një periudhe të vështirë do mundohen me sa të mundin të rivendosin ekuilibrin.

Demi 21/4 – 21/5

Bashkëpunimi do forcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ja kaloni për mrekulli me partnerin dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë moment.

Binjaket 22/5 – 21/6

Nëse tregoheni shumë autoritarë sot në dashuri do keni debate të forta me partnerin. Nuk duhet në asnjë mënyrë të ushtroni presion dhe të kërkoni të dalë e juaja.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Edhe ju duhet të bëni kujdes me sjelljen gjatë kësaj dite. Partneri nuk do jetë në humorin e duhur për të duruar kritikat apo fjalët tuaja të pamenduara.

LUANI 23/7 – 21/8

Do merreni vesh mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do ecë në rrugën e duhur. Disa mund të mendojnë edhe për ndonjë bashkëjetesë së shpejti.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Priten goxha vështirësi sot në jetën tuaj në çift. Asgjë nuk do ecë si e kishit menduar sepse partneri nuk do tolerojë aspak. Beqarët nuk duhet të fillojnë një lidhje.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Për shkak të ndikimit shumë të madh të Saturnit, jeta juaj në çift mund të ketë probleme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do pranoni të bashkëpunoni me atë që keni në krah.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ditë romantike dhe e mbushur me momente pasionante kjo e sotmja. Do merrni edhe dhurata të zgjedhura me shumë kujdes nga partneri juaj.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Reflektoni njëqind herë sot para se të merrni vendime në jetën tuaj në çift sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Nëse gaboni sot do vuani edhe nesër.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ju ndodh shpesh të mbyllni sytë para problemeve në çift në mënyrë që të mos e prishni marrëdhënien me partnerin, mirëpo sot gjërat do jenë shumë ndryshe.

UJORI 21/1 – 19/2

Gjatë kësaj dite të dashuruarit do shkojnë në qiell të shtatë. Gjithçka do jetë si një ëndërr për ta dhe emocionet do jenë të fuqishme. Beqarët duhet të tregohen të matur me personat që do takojnë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Jeta në çift do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite kështu që gjatë gjithë kohës ju do mundoheni sesi ta ndreqni. Me pak durim dhe tolerancë ndaj partnerit do arrini ta përmirësoni situatën.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top