ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 12 Mars 2014

Horoskopi sot 12 Mars 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Asgjë nuk do shkojë si duhet sot në jetën tuaj në çift. Do keni herë pas here debate me njëri-tjetrin dhe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Beqarët do kenë disa takime.

Demi 21/4 – 21/5

Nëse jeni në një lidhje, shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin sepse jo çdo ditë do jetë pozitive. Beqarët, do jenë me shumë fat dhe do gjejnë tashmë një person që do iu përshtatet.

Binjaket 22/5 – 21/6

Ditë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Beqarët nuk do e kenë mendjen te krijimi i një lidhjeje.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Nëse keni pakënaqësi ndaj partnerit flisni lirshëm me të sa pa qenë ende vonë. Edhe ata që kane pasur vështirësi do kenë një ditë disi më të qetë.

LUANI 23/7 – 21/8

Do e joshni pa fund partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do e mbani gjithë kohës pas vetes. Beqarët më në fund do jenë të qartë me veten e tyre dhe do bëjnë atë që do ndjejnë.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin gjatë kësaj dite dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje që keni pasur kohet e fundit. Beqarët do realizojnë takimet që kanë ëndërruar.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Dita e sotme do vazhdojë të jetë e animuar. Do ia kaloni më së miri pranë atij që dashuroni. Shfrytëzojeni çdo minutë apo sekondë. Beqarët më mirë të presin edhe pak.

AKREPI 24/10 – 22/11

Duhet pasur kujdes sot, në jetën tuaj në çift. Nëse bëni ndonjë gabim do pendoheni. Beqarët s’duhet të nxitohen edhe sikur personat që do i joshin të jenë të veshur me ar.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Të gjithë ata që kanë dalë nga një periudhe e vështirë në jetën në çift, do ndihen më të çliruar sot. Partneri do kërkojë falje dhe do ndryshojë tërësisht sjellje.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Pasioni dhe emocionet do shtohen gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift. Do dini si t’ia bëni qejfin atij që keni në krah. Beqarët nuk do kenë as sot fat dhe nuk do arrijnë të krijojnë një lidhje.

UJORI 21/1 – 19/2

Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa probleme. Nga njëra anë më mirë kështu sesa një dite plot emocione, por edhe me debate të zjarrta. Beqarët do e shfrytëzojnë pa fund lirinë

PESHQIT 20/2 – 20/3

Dialogu do të mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Do t’i zgjidhni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Toleranca dhe mirëkuptimi do të jenë pika të forta për ju.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top