ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 11 Prill 2014

Horoskopi sot 11 Prill 2014
Dashi    21/3 – 20/4
Mund të gjendeni në mes të një marrëveshjeje të mirë. Idetë tuaja mund të jenë të mira, por ato nuk janë të përshtatshme për secilin. Keni kujdes nga premtimet që mund t’ju japin shpresë të rreme.

Demi    21/4 – 20/5
Mos kini frikë nga ballafaqimi me situatat në lidhje me më të dashurit tuaj, në mënyrë që të zgjidhni problemet që mund të ekzistojnë. Duhet të kaloni një kohë me individët që kanë më tepër përvojë se ju.

Binjakët    21/5 – 21/6
Mund të beni miqesi te reja dhe të përjetoni përvoja te jashtezakonshme nëse udhëtoni gjatë kësaj jave. Do ta gjeni veten perpara surprizave te kendshme.

Gaforrja    22/6 – 22/7
Është koha e duhur për investime dhe për mundësi të mira ne përfitime financiare, për të qenë të suksesshëm. Aktiviteti fizik në këtë stinë i bën mirë shëndetit tuaj.

Luani    27/7 – 23/8
Mundohuni të gërshetoni biznesin me kënaqësine ndërkohë që gjendeni në udhëtim. Është koha të shprehni ndjenjat tuaja karshi nje personi qe e konsideroni te vecante.

Virgjëresha    24/8 – 22/9
Mos e lini pas dore biznesin tuaj. Të tjerët nuk do të kenë durim që t’u presin deri sa t’i përfundoni gjërat të cilat ata i kanë kërkuar nga ju. Megjithate nese tregoheni konsekuent, do te keni sukses.
Peshorja    23/9 – 22/10
Duhet të bëni një diskutim të gjatë në mënyrë që të qartësoni situatën. Përkujdesuni që të shikoni me vëmendje të gjitha dokumentet para se të vendosni të nënshkruani ndonjë marrëveshje.

Akrepi    23/10 – 22/11
Mund të përfitoni të holla, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat t’u shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë tjeter.

Shigjetari    23/11 – 21/12
Duhet të përfundoni projektet të cilat kanë qenë në kokën tuaj për një kohë të gjatë. Mund të bëni investime të shkëlqyeshme nëse gjendeni në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Bricjapi    22/12 – 20/1
Fokusoni energjinë tuaj në drejtim të duhur. Zemërimi do t’u kaplojë nëse prisni ndihmë nga të tjerët. Udhëtimet apo projektet familjare duhet të zene vend te rendesishem te ju.

Ujori    21/1 – 20/2
Mund të bëni përpjekje serioze për të mënjanuar ato veti të këqija të cilat i keni fituar në vitet e fundit. Do të ndiheni shumë më mirë nëse perqendroheni në krijimin e një të ardhme të qëndrueshme financiare.

Peshqit    21/2 – 20/3
Mund te krijoni nje lidhje te re nëse përfshiheni në ndonjë seminar apo udhëtim. Duhet të shikoni në të gjitha anët para se të merrni vendime. Do të fitoni vetëbesim përmes ndryshimeve në imazhin tuaj.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top