ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 11 Mars 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Marrëdhënia me atë që keni në krah do jetë shumë e paqëndrueshme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do debatoni ashpër me të.

Demi 21/4 – 21/5

Kjo ditë do jetë mjaft e përshtatshme për të bërë disa rregullime në jetën tuaj në çift ose për të marrë vendime për të ardhmen. Të dy do jeni realistë dhe të qartë për atë që doni të bëni.

Binjaket 22/5 – 21/6

Kjo ditë do jetë mjaft romaneske për të dashuruarit. Gjithçka do ndodhë si me magji dhe herë pas herë do iu duket vetja sikur jeni vërtet në një ëndërr të bukur.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Dita do fillojë më së miri sot, por me kalimin e orëve situata do iu dalë jashtë kontrollit. Mos lejoni që problemet në punë apo në familje të ndikojnë në lidhjen tuaj.

LUANI 23/7 – 21/8

Do jetë dita më e favorshme sot për të zgjidhur të gjitha debatet dhe problemet në çift. Do toleroni më shume se kurdoherë tjetër. Beqarët do jenë në kërkim të princit të kaltër.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Ata që janë në një lidhje do jenë më romantikë. Priten çaste të mrekullueshme pranë atij që dashuroni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do jeni shumë xheloze ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë probleme serioze në lidhjen që keni ndërtuar. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbisni atë që keni në krah.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni të sigurt dhe të lumtur pranë atij që keni në krah dhe do doni që t’i bëni gjërat më serioze.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja. Merrini gjërat si t’ju vijnë pa e vrarë mendjen se ç’do ndodhë. Beqarët duhet të gjejnë mënyrën e duhur për të joshur personin që pëlqejnë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mrekullueshme sot. Do flisni më hapur për gjithçka dhe nuk do mbani më mëri për të kaluarën. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan.

UJORI 21/1 – 19/2

Do jeni shumë të qartë për ato që doni të bëni në jetën tuaj në çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do ketë ndryshime. Nëse jeni lodhur nga rutina e kohëve të fundit mund të merrni vendime drastike

PESHQIT 20/2 – 20/3

Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ja nxirrni gjithçka atij që keni në krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqarët do jenë pa fat.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top