ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 10 Shkurt 2014

Dashi

Më në fund debatet do mbarojnë dhe ju do e shihni ndryshe të ardhmen në çift. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do mundoheni ta bëni partnerin të ndihet sa më mirë.

Demi

Ditë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në çift gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe nuk do mbani as mëri për të shkuarën.

Binjakët

Nëse jeni në një lidhje duhet t’i përkushtoheni atij që keni në krah sepse po e latë pas dore do e humbni pak nga pak. Kohën do e keni kështu që pse të mos i përgatisni edhe ndonjë surprizë.

Gaforrja

Bëni kujdes me skenat e xhelozisë gjatë kësaj dite sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Po e kaluat këtë të fundit do njohin një anë tjetër të karakterit të tij që nuk do iu pëlqejë aspak.

Luani

Marrëdhënia në çift do jetë më e qetë se disa ditë më parë dhe do keni mundësi të flisni hapur me partnerin. Do shkëmbeni çdo ide apo mendim dhe do merrni vendime me rëndësi.

Virgjëresha

Ka rrezik qe sot te filloje tensioni ne jetën tuaj ne çift. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe do mbylleni ne vetvete. Beqarët do realizojnë një takim shumë të bukur në një mjedis të veçantë.

Peshorja

Asgjë nuk do shkojë si mendonit sot në jetën tuaj në çift. Nuk do arrini dot të ruani ekuilibrin dhe do keni debate të forta. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa takime interesante.

Akrepi

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën në çift, sot situata do fillojë të përmirësohet. Do tregoheni më të kuptueshëm dhe më tolerantë.

Shigjetari

Priten momente shumë të lumtura gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Partneri do iu surprizojë dhe do iu mahnitë në çdo moment.

Bricjapi

Ditë e ekuilibruar dhe pa asnjë debat kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e respektoni tej mase personin që keni në krah dhe do mundoheni ta bëni atë të ndihet si në ëndërr.

Ujori

Plutoni do sjellë goxha tension gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do mërziteni aq shume saqë nuk do dini çfarë të bëni. Kërkoni këshillën e ndonjë miku të ngushtë.

Peshqit

Tregohuni më të hapur në lidhjen që keni krijuar sot dhe largoni rutinën sa më parë. Vetëm kështu marrëdhënia do ecë në rrugën e duhur.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top