ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 10 Mars 2014

Horoskopi sot 10 Mars 2014

DASHI 21/3 – 20/4

Do kaloni një ditë romantike ju që jeni në çift dhe emocionet do të jenë të papërshkrueshme. Beqarët do të kenë takime dhe do të duan të njihen më mirë.

DEMI 21/4 – 21/5

Jo çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar në jetën tuaj në çift, prandaj herë pas here mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin. Kujdes! Për beqarët perspektivat janë goxha të mira.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Ka rrezik që mosmarrëveshjet dhe debatet të jenë të shumta në jetën tuaj në çift. Nuk do kuptoheni aspak me partnerin do kërkoni në çdo moment të dalëe juaja. Beqarët do jenë joshës.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Të dashuruarit do të vazhdojnë të jetojnë në një ambient harmonik. Çdo gjë do shkojë si ata kanë dashur. Beqarët do të jenë të interesuar për aventura.

LUANI 23/7 – 21/8

Jeta juaj në çift nuk do të jetë aspak e keqe. Shfrytëzojeni kohën për të folur për ndonjë projekt të së ardhmes. Beqaret por nuk do ta gjejnë personin ideal.

VIRGJERESHA 22/8 – 23/9

Ditë e qete dhe pa asgjë të veçantë për të dashuruarit. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e atij që dashuroni. Beqarët nga pasditja do gjejnë një person qe do iu përshtatet.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Plutoni do të sjellë disa turbullira në jetën tuaj në çift, Do e keni të vështirë të ruani një klimë të qetë. Beqarët do e realizojnë më në fund takimin më të bukur të jetës së tyre.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ditë pasionante dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni si mbi re në krahët e partnerit. Beqarët do të kenë mundësi të realizojnë disa takime.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Pas një kohe të gjate lidhjeje më në fund do të formalizoni gjithçka. Do ndiheni të gëzuar dhe entuziastë. Beqarët nuk do të jenë me fat dhe nuk do të arrijnë as sot ta gjejnë partnerin ideal.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Nuk është ende koha e duhur për të diskutuar mbi disa tema delikate në çift. Partneri nuk do të jetë shumë në humor dhe mund të keni probleme. Beqarët do të kenë një ditë normale.

UJORI 21/1 – 19/2

Çiftet do kenë një ditë të zakonshme dhe pa probleme. Jeta sentimentale e beqareve do varet nga ata vetë. Nëse tregohen të hapur dhe pranojnë ftesat, mund të kenë mundësi për lidhje.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Bëni kujdes me ato që do t’i thoni partnerit, sepse po gabuat mund të keni probleme serioze. Beqarët duhet të kujdesen pak me tepër për pamjen e tyre nëse duan të tërheqin vëmendjen.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top