ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 1 Shkurt 2014

Horoskopi sot 1 Shkurt 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Bëni kujdes! Mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjërat do iu ndërlikohen edhe më tepër.

Demi 21/4 – 21/5

Marrëdhënia në çift do fillojë të përmirësohet ndjeshëm sot. Do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarëve do iu buzëqeshë fati më në fund.

Binjaket 22/5 – 21/6

Falë influencës mjaft pozitive të yjeve edhe çiftet që kanë pasur zënka të forta do pajtohen gjatë kësaj dite. Do rigjeni paqen dhe harmoninë që aq shumë keni kërkuar.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Mundohuni me sa keni mundësi që ta ruani sa më të fortë komunikimin dhe bashkëpunimin në çift gjatë kësaj dite. Vetëm në këtë mënyrë do shmangni edhe debatet.

LUANI 23/7 – 21/8

Po e larguat rutinën, do e shpëtoni lidhjen sot, ndërsa po vazhduat të bëni të njëjtat gjëra si me parë, do keni probleme goxha të mëdha. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe me disa takime interesante.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do filloni të bëni plane me atë që keni në krah dhe madje do filloni të bashkëjetoni. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Dita do jetë e mbushur me sensualitet dhe emocione të forta sot. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi të shkëputeni për asnjë çast.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do kaloni shumë momente të lumtura gjatë kësaj dite dhe do dëshironi ta shfrytëzoni ditën deri në sekondën e fundit. Disa do marrin edhe vendime të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ju që jeni në një lidhje nuk do mund të parashikoni dot asgjë sot. Partneri do mundohet t’iu surprizojë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni mirë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Do keni shumë kundërshtime me partnerin tuaj sot dhe kjo do e përkeqësojë gjendjen mes jush. Nuk do mundeni dot të qetësoheni dhe të flisni qetësisht.

UJORI 21/1 – 19/2

Nuk do tregoheni shumë të sinqertë sot me atë që keni në krah dhe kjo do sjellë mosmarrëveshje të mëdha. Gënjeshtrat vërtet i kanë këmbët e shkurtra.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe në fund do merrni edhe një vendim me rëndësi. Do jeni të dy në humor të mirë.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top