ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 1 Prill 2014

Horoskopi sot 1 Prill 2014

Dashi

Ditë shumë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat që keni në krah.

Demi

Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Debatet do jenë të zjarrta dhe disa mund të arrijnë edhe në pikën më kulmore. Beqarët nuk duhet të nxitohen aspak.

Binjakët

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka që ai do bëjë sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje të shprehet dhe të veprojë si të dëshirojë, mjafton që qëllimi të jetë i duhuri.

Gaforrja

Ka shumë mundësi që çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ecë ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën të vështirë për t’u kaluar.

Luani

Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj kohe në jetën tuaj në çift kështu që shfrytëzojeni ditën për të folur për tema delikate. Partneri do jetë më i kuptueshëm.

Virgjëresha

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për të folur për to dhe për t’i zgjidhur. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv dhe do krijojë një ambient mjaft të ngrohtë.

Peshorja

Falë mbështetjes që do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha të ngrohtë dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqarët do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër.

Akrepi

Mund të ketë edhe disa probleme të vogla sot në jetën tuaj në çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shumë mirë. Kujdes me ato që do thoni. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë atë që duan.

Shigjetari

Ditë plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjërat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu që kini kujdes. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme.

Bricjapi

Ditë shumë e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ecë si duhet. Beqarët duhet të mendohen shume herë para se të hedhin hapa më tutje.

Ujori

Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë i ngrohtë dhe harmonik gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni sa të mundni sepse ditë të tilla nuk vijnë shpesh. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do shkojë më së miri, madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqarët do joshin pa fund.

BURIMI www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top