ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 1 Maj 2014

Horoskopi sot 1 Maj 2014
Dashi 21/3 – 20/4

Do të keni mundësi të dilni nga rutina juaj e zakonshme dhe të njihni njerëz të rinj. Në punë do të jeni të hapur dhe të gatshëm të ndihmoni të tjerët.

Demi21/4 – 21/5

Sot yjet ju këshillojnë të merrni një moment pushimi dhe të lini mënjanë disa punë që mund të presin. Duhet të rifitoni dashurinë e partnerit.

Binjaket 22/5 – 21/6

Sot do të jeni shumë të sigurt në vetvete. Në fushën e ndjenjave do të hasni në xhelozinë e partnerit, ndaj duhet ta bindni për të kundërtën.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Fati vazhdon të jetë në anën tuaj. Do të keni mundësi të korrigjoni veten tuaj dhe të dhe të liroheni nga disa paragjykime.

LUANI 23/7 – 21/8

Do të veproni në mënyrë të pazakontë nga një paragjykimi i një mikeshës suaj. Në punë do të ndieni mbështetje e të tjerëve.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Nuk duhet të bëni publike jetën tuaj personale. Në punë do të tejkaloni limitet tuaja. Në dashuri do të jeni një vëzhgues i mprehtë.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Në punë do të përqendroheni mbi çështjet që kanë të bëjnë me ju. Në mbrëmje miqtë tuaj do të organizojnë një festë që do t’ju nxjerri nga rutina.

AKREPI 24/10 – 22/11

Sot do të vini ndjenjat para së gjithash dhe do të qëndroni pranë njerëzve të dashur. Në punë do të keni një projekt që do të çoj më tej karrierën tuaj.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do të përfshiheni në një diskutim sepse do të mbroni një person. Në punë do të keni një sjellje të rafinuar dhe specifike për çdo situatë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Në punë do të jeni survejues edhe për gjërat më të parëndësishme. Në fushën e ndjenjave do të forconi marrëdhënien tuaj me partnerin.

UJORI 21/1 – 19/2

Do të jeni pak i mërzitur sepse gjërat nuk shkojnë ashtu si ju dëshironi, por kini pak durim! Në punë do të qeshni me një koleg të bezdisshëm.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Çrregullimet ndonjëherë janë për të kuptuar rëndësinë e rregullit. Në punë do ta merrni situatën në dorë dhe do t’i bëni gjërat si doni ju.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top