ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi, 29 mars 2014

Horoskopi, 29 mars 2014

Dashi 21/3 – 20/4

Drita jeshile do ndizet gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë akoma më harmonike se më parë. Do ia kaloni mjaft mirë dhe emocionet do jenë të shumëfishta.

Demi 21/4 – 21/5

Do e shfrytëzoni pa fund çdo moment kur të jeni pranë atij që dashuroni dhe emocionet do jenë shumë të fuqishme. Heraherës do iu duket sikur jeni në një ëndërr.

Binjaket 22/5 – 21/6

Ditë goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë që keni në krah dhe gjërat nuk do shkojnë si duhet.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Duke parë pozicionin aspak të favorshëm të Marsit, duhet thënë se jeta juaj në çift do të kalojë një fazë të vështirë sot. Lodhja në punë do të bëjë të veten dhe nuk do duroni dot kritikat e shumta të partnerit.

LUANI 23/7 – 21/8

Do bashkëpunoni dhe do flisni për gjithçka sot me atë që keni në krah. Kjo do iu afrojë më tepër me njëri-tjetrin dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër.

VIRGJE RESH? 22/8 – 23/9

Askush dhe asgjë nuk do iu pengojë sot te bëni ato që ndjeni në jetën tuaj ne çift. Partneri do iu gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Dita e sotme do jetë shumë e qetë dhe e bukur për ata që janë në një lidhje, megjithatë emocionet nuk do kenë atë intensitet që ata prisnin.

AKREPI 24/10 – 22/11

Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe hera-herës gjithçka do duket rutinë. Në fakt duhen bërë disa ndryshime para se situata të marrë tatëpjetën

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Urani do jetë planeti që do influencoje gjatë gjithë ditës jetën sentimentale të çifteve. Ai do i bëjë ata më të hapur edhe ndaj përvojave të reja. Beqarët është e kotë që të mundohen.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Jeta sentimentale e të dashuruarve do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni përgjithësisht në humor dhe nuk do keni aspak konflikte me partnerin.

UJORI 21/1 – 19/2

Klima yjore do jetë e dyzuar gjatë kësaj dite për çiftet. Herë do jeni në humor të mirë dhe herë do debatoni ashpër me partnerin për gjëra elementare. Beqarët nuk duhet të bëjnë asgjë me inat.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Hëna do jete e pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj në çift. Do keni dëshira të çmendura, të cilat partneri do ua plotësojë pa u menduar shumë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top