Dashi
Ditë e qëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët më në fund do të fillojnë një histori dashurie serioze, e cila do t’ua ndryshojë edhe mënyrën e të parit të gjërave.
Demi
Perspektivat janë të mira për ju sot. Komunikimi në çift do të jetë i ngrohtë dhe të gjitha dëshirat do iu plotësohen. Beqarët nuk do ta kenë të lehtë të gjejnë dashurinë dhe do të qëndrojnë me të njëjtin status.
Binjakët
Ende nuk do të rivije pasioni që keni pritur në jetën tuaj në çift sot. Beqarët do të kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq.
Gaforrja
Do të kuptoheni më së miri sot me atë që keni në krah dhe do të filloni të zgjidhni problemet që keni pasur. Beqarët do të jenë të angazhuar me projekte profesionale dhe nuk do mund te mendojnë për jetën sentimentale.
Luani
Klima në çift do të jetë mjaft pasionante gjatë kësaj dite. Beqarët do të vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër, por akoma do të jenë pa fat.
Virgjëresha
Ditën e sotme nuk do të mund ta harroni për një kohë të gjatë. Beqarët më mirë të mos hedhin asnjë hap gjatë kësaj dite, sepse mundësitë nuk do të jenë të mira.
Peshorja
Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kenë disa takime, por personat nuk do t’ua mbushin aq shumë mendjen sa për të krijuar një lidhje.
Akrepi
Dialogu, mirëkuptimi dhe harmonia do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Beqarët do të jenë më të shoqërueshëm me personat që sapo do të takojnë.
Shigjetari
Tregohuni sa më diplomatë sot në jetën tuaj në çift, sepse partneri do të jetë me nerva dhe nuk do të durojë gjithçka. Jeta sentimentale e beqarëve do të marre një kthese më të mirë se më parë.
Bricjapi
Pas një periudhe të vështirë për jetën tuaj në çift, sot do të rilindë serish dielli. Beqarët do të kenë një ditë normale dhe pa takime mbresëlënëse.
Ujori
Jo për të gjithë çiftet jeta sentimentale do të jetë e mirë sot. Beqarët do të jenë joshës dhe nuk do të ndalen derisa ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë.
Peshqit
Shprehni gjithçka që ndjeni dhe gjithçka që mendoni gjatë kësaj dite. Beqarët do jenë te parezistueshëm dhe do të marrin propozime nga më të shumtat.
